NUK E FSHEHIN MË LIDHJEN E TYRE/ Melisa i dedikon fjalë romantike Andit: Mund t´i tregoj botës sa të dua… – AlpeGossip
NUK E FSHEHIN MË LIDHJEN E TYRE/ Melisa i dedikon fjalë romantike Andit: Mund t´i tregoj botës sa të dua…

NUK E FSHEHIN MË LIDHJEN E TYRE/ Melisa i dedikon fjalë romantike Andit: Mund t´i tregoj botës sa të dua…

Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Melisa publikoi këngën “Leje”, një ditë më parë, ku protagonist në videoklip ishte Andi.

Kështu, nëpërmjet kësaj kënge, Melisa bëri publike marrëdhënien e saj me Andin. Sot, pasi ka arritur një milion shikime në “Yutube”, Melisa poston një foto në çift, ku Andi e mban në krahë dhe shkruan “Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tashmë mund t’i tregoj botës sa shumë të dua! Ose, mbase vetëm për këngën, sepse ti je bota për mua”.

Në fakt, që kur ata ishin konkurrentë në “Për’puthen”, fansat ishin të bindur se ka diçka mes tyre, bazuar te vendet e njëjta që frekuentonin dhe veshjet që shkëmbenin me njëri-tjetrin.

Në videoklipin e këngës, Melisa flirton me Andin, teksa ky i fundit shfaqet me një vajzë tjetër. Por, në fund ndjenjat fitojnë (sipas tekstit) dhe ata shkëmbejnë puthje të zjarrta mes tyre.