“DOKUMENTARI”/ Shokon balerini i njohur: Michael Jackson abuzoi me mua për 7 vite rresht – AlpeGossip
“DOKUMENTARI”/ Shokon balerini i njohur: Michael Jackson abuzoi me mua për 7 vite rresht

“DOKUMENTARI”/ Shokon balerini i njohur: Michael Jackson abuzoi me mua për 7 vite rresht

Një raport i policisë së Los Angelesit  kohë më parë konfirmoi se janë gjetur video pornografike në shtëpinë e quajtur “Neverland” të mbretit te popit, Michael Jackson, të cilat besohet se i ka përdorur për t’i joshur djemtë e rinj. Fill pas kësaj, një ndër balerinët që ka punuar me Michael ka bërë një deklaratë shokuese.

‘Jam abuzuar seksualisht nga Michael Jackson në moshën 14 vjeçare’ , ka thënë  balerini australian Wade Robson, në dokumentarin “Leaving Neverland”, që do të transmetohet së shpejti. Dokumentari i është kushtuar akuzave të 36-vjeçarit, i cili pretendon se mbreti i POP-it ka abuzuar me të për 7 vite me radhë. Balerini kishte ngritur edhe më parë një padi kundër pasurisë së Jackson në vitin 2016 duke kërkuar 1,62 miliard dollarë dëmshpërblim. Ndërkohë, familja e këngëtarit e ka quajtur balerinin si një artist mashtrues, shkruan “The Sun”. Kujtojmë se Wade Robson është i njohur për shumë njerëz si personi që thuhet se u fut mes Britney Spears dhe Justin Timberlake, dhe e frymëzoi këtë të fundit për të shkruar këngën e ndarjes, “Cry Me A River”.