Sakrificat e aktorëve për t’u përshtatur me rolet në filma janë të mëdha. Disa humbin apo shtojnë peshë, disa duhet të transformojnë pamjen e tyre. Por aktorja e serialit të njohur “Game of Thrones”, Sophie Turner ka bërë diçka të papritur: nuk ka larë flokët. Asaj i duhet të përshtatej me karakterin dhe e kishte të ndaluar të lante flokët për gjatë gjithë kohës së xhirimeve.
“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur.”- ka treguar ajo per InStyle.
Dhe në fakt, të rrish me flokë të palarë për javë të tëra është e tmerrshme. Kjo i shkaktonte shpesh dhe irritime të lëkurës, por tashmë ka marrë fund.
“Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm.”
Jemi të lumtur që kjo sakrificë ka përfunduar dhe mezi presim fillimin e sezonit të ri