Moderatoret e sportit janë gjithnjë në qendër të vëmendjes e duke qenë se kanë një profil pune të spikatur, mes tyre ka edhe një “garë” se cila është më e mira. Eva Murati është një nga moderatoret e sportit më bukuroshe dhe e ftuar sot në “Rreze dielli” dha mendimin e saj të sinqertë për moderatoret e tjera të emisioneve të sportit.
“Hygerta Sako- Kam shumë respekt për Hygertën, është vajzë shumë e mirë, serioze, shumë e përgatitur. Nuk di të them një defekt.
Ilda Bejleri: E kam ndjekur pak, jo shumë, është ok. Natyra e emisionit është pak ndryshe nga emisioni im, ne e bëjmë pak më serioz.
Lei Kraja: Me Lein isha në një darkë mbrëmë. Është shumë e mirë dhe shumë e bukur. Ka marrë një risk shumë të madh përsipër duke ardhur nga një vend tjetër për të punuar direkt në ekran. Unë nuk do ta bëja.
Vjola Spiro: Vajzë shumë e mirë, e përgatitur. Edhe me Vjolën kemi bërë spote publicitare.
Enkelejda Zejko: Është shumë e përgatitur, kam qenë fanse e saj”, u shpreh Eva.