NGA ULJA E EPSHIT TEK FERTILITETI/ Çfarë ndodh me trupin tonë kur mbushim 30 vjeç - AlpeGossip
NGA ULJA E EPSHIT TEK FERTILITETI/ Çfarë ndodh me trupin tonë kur mbushim 30 vjeç

NGA ULJA E EPSHIT TEK FERTILITETI/ Çfarë ndodh me trupin tonë kur mbushim 30 vjeç

Mosha është vetëm një numër! Askush nuk duhet të lejojë që vitet t’i përkufizojnë. Sidoqoftë, teksa plakeni trupi juaj ndryshon – kjo është vetëm shkencë.

Këtu janë disa nga gjërat që ndodhin, kur ndryshoni prefiks dhe hyni në të 30-tat.

1.Metabolizmi ngadalësohet.

Keni menduar ndonjëherë pse kur ishit adoleshent hanit 3 pjata me makarona dhe nuk shtonit një kilogram? Epo, sipas Këshillit Amerikan mbi Ushtrimin, norma juaj e metabolizmit do të bjerë afërsisht 1 ose 2 % për dekadë.

Trupi juaj po prodhon më pak hormone të rritjes, teksa hyni në të 30-tat do të thotë që tonifikimi i muskujve do të ulet dhe ju do të shëndosheni më me lehtësi.

Kjo ndodh edhe sepse njerëzit në këtë moshë kanë një jetë pasive, që çon në djegien e më pak kalorive. Numri i kalorive që digjen në një ditë zvogëlohet me rreth 150 kalori për dekadë.

Faktorë të tjerë të stilit të jetesës gjithashtu rrisin stresin, duke çuar në çlirimin e hormoneve që ju inkurajojnë të ruani yndyrën.

2.Ulja e epshit për meshkujt, rritja e dëshirës seksuale për femrat.

Hyrja në të 30-tat mund të çojë në ulje të dëshirës për seks, për shkak të niveleve më të ulëta të testosteronit tek meshkujt. Kjo është kryesisht për shkak të stresit, sesa të plakjes. Epshi i meshkujve zvogëlohet rreth 1% çdo vit, sipas “Livestrong”.

Përkundrazi, dëshira seksuale te femrat rritet. Sipas një studimi të Universitetit të Teksasit, femrat e moshës midis 27 dhe 45 vjeçe kanë dëshirë seksuale më të lartë krahasuar me atë në 20-tave.

3.Fertiliteti bie

Pjelloria e femrave fillon të bjerë rreth të 30-ave, niveli i fertilitetit të një femre fillon të bie gradualisht dhe në të 35-tat rënia është më e shpejt. Po njësoj, pjelloria e meshkujve fillon të bjerë.

4.Por nuk ka vetëm gjëra të këqija, ndoshta mund të jesh më i lumtur

Rreth të 30-tave, personalitetet tona janë më të përcaktuara dhe njerëzit janë më të kënaqur me veten.

Truri i vogël është ende në zhvillim e sipër në fillim të viteve 20-të, për shkak të kësaj dhe përvojave që ndryshojnë jetën, njerëzit priren të jenë komod me atë që janë, kur arrijnë 30 vjeç.