“KËSHTU DUKET NJË GRUA PA PHOTOSHOP NË INSTAGRAM”/ Bebe Rexha tregon trupin me bikini (FOTO) – AlpeGossip
“KËSHTU DUKET NJË GRUA PA PHOTOSHOP NË INSTAGRAM”/ Bebe Rexha tregon trupin me bikini (FOTO)

“KËSHTU DUKET NJË GRUA PA PHOTOSHOP NË INSTAGRAM”/ Bebe Rexha tregon trupin me bikini (FOTO)

Bebe Rexha publikoi një foto të vetën me bikini pa asnjë modifikim, në shenjë revolte ndaj shndërrimit që duhet t’u bëjnë shumë vajza të reja fotove në Instagram për t’u ndier të pranuara.

Artistja e njohur për rebelizmin ndaj standarteve të bukurisë, e shoqëroi foton e saj me një mesazh ku tregon gjithë proceset nëpër të cilat duhet të kalojë një foto para se të postohet në Instagram, për t’u konsideruar e bukur.

“Mbase duhet të kisha Photoshop-uar barkun që ta bëja të dukej i sheshtë. Mbase duhet të kisha Photoshop-uar këmbët që të dukeshin më të holla. Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të pastroja celulitin. Por nuk e bëra.”

Bebe Rexha motivon vajzat të mos bien pre e gjykimit sipërfaqësor, pasi mund të përfundojnë duke mos e njohur veten.

“Shoqëria mund të të tjetërsojë krejtësisht. Ja si duket një grua pa Photoshop në Instagram.”

Deklaratat e Bebe Rexhës kundër sistemit gjykues  që kanë rrjetet sociale apo shoqëria në përgjithësi, e kanë bërë të jetë shpesh në qendër të vëmëndjes.

Veçanërisht në shkurt, kur përpara çmimeve Grammy kritikoi ashpër dizajnuesit e markave të njohura pasi sipas saj, kishin refuzuar ta vishnin duke i thënë se është tepër e shëndoshë.