JASHTË ÇDO PARASHIKIMI/ Kim tregon emrin e djalit të porsalindur dhe me siguri është ideja e Kanye-s – AlpeGossip
JASHTË ÇDO PARASHIKIMI/ Kim tregon emrin e djalit të porsalindur dhe me siguri është ideja e Kanye-s

JASHTË ÇDO PARASHIKIMI/ Kim tregon emrin e djalit të porsalindur dhe me siguri është ideja e Kanye-s

Kim Kardashian dhe Kanye West thyen çdo parashikim me emrin e ri të vogëlushit të tyre.

Pak ditë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpritën djalin e tyre të dytë.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe reperi u bënë prindër për herë të katërt pasi gruaja mbartëse lindi të premten e kaluar djalin e tyre.

Dhe ja një javë më pas, Kim zbuloi edhe emrin e zgjedhur për bebin e tyre, i cili do të quhet Psalm.

View this post on Instagram

‪Psalm West ‬

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Kim ka publikuar një foto të vogëlushit i cili fle në krevatin e tij, bashkë me një mesazh urimi për Ditën e Nënës, që ia kishte dërguar bashkëshorti Kanye.

Ai e uronte për festën dhe shprehej se tani ndihet i plotësuar që u bënë prindër për herë të katërt:

“Dita e Nënës së Bukur! Me ardhjen në jetë të fëmijës së katërt jemi të bekuar tej mase. Kemi gjithçka që na duhet!”

Por çfarë kuptimi ka emri Psalm?

“Kanye po kalon nëpër një ringjallje shpirtërore kohët e fundit. Çdo emër ka një kuptim që është personal midis Kanye-s, Kim-it dhe fëmijës”, tha një burim i afërt me reperin për “PEOPLE”, duke shtuar se babi krenar kishte disa ide për emrin javë më parë para se Psalm të vinte në jetë më 10 maj.

“Psalm-i është një reflektim i gjendjes shpirtërore të Kanye-s dhe Kim. Në hebraisht Psalm do të thotë këngë.

Megjithatë sipas burimit, Kanye kurrë nuk do të zgjidhte vetëm një emër që Kim-it nuk i pëlqen, ose anasjelltas. Ata duhet të bien dakord reciprokisht ndryshe s’ka zgjidhje!