A ju kujtohen? 14 sherret publike më të njohura mes personazheve shqiptare: Ti je idiot, debil... (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
A ju kujtohen? 14 sherret publike më të njohura mes personazheve shqiptare: Ti je idiot, debil… (FOTO+VIDEO)

A ju kujtohen? 14 sherret publike më të njohura mes personazheve shqiptare: Ti je idiot, debil… (FOTO+VIDEO)

Sherret publike mes personazheve publikë janë bërë një dukuri e zakonshme në Shqipëri. Shpesh herë të nisura me shaka e shpesh me tendencë tashmë disa prej tyre janë shumë të njohura për publikun nga mediat sociale.

1.Enca – Noizy

Këngëtarja Enca Haxhia dhe reperi Noizy ishin shokë të ngushtë dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë derisa realizuan këngën shumë të suksesshme “Bow Down”. Pasi kënga arriti 30 milionë klikime, Enca shprehu entuzuiazmin nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruante:” Jam kaq e lumtur që shoh se si një këngë që unë e kam shkruar me kaq dashuri dhe pasion sapo ka arritur 30 milionë”.

Nuk ka vonuar as përgjigjia e Noizyt i cili shkruante:” 30 milionë sa për të të korrigjuar Enca Haxhia. Eshtë diçka që unë e kam krijuar nëse harrove. Dhe po je e falur. Paqe”.

Pas kësaj miqësia mes tyre mori fund.

 

2.Dasara Karaiskaj – Egla Harxhi

Gazetarja Dasara Karaiskaj pati një përplasje në rrjete sociale me ish- miss-in Egla Harxhi, pasi Egla bëri të njohur emrin e fëmijës që do të sillte në jetë fëmijën e saj nga një marrëdhënie treshe, Luçifer.

 

Dasara pas kësaj e quajti ish – miss-in femër të shthurur që promovon seksin treshe, del topless dhe lind fëmijë me emrin e djallit.

Por reagimi i Egla Harxhit ishte tepër i ashpër dhe u përgjigj duke e quajtur gazetarën “të varfër” , të paditur dhe që nuk njeh revolucionet për shprehjen seksuale të femrës dhe e kërcënoi Dasarën ta çonte në gjyq për shpifje.

Megjithatë e gjitha mbeti me kaq, asnjëra prej tyre nuk u ndje të kishin hapur ndonjë gjyq.

3.Egla Harxhi – Dajana Shabani

Me siguri të gjithë e kujtoni sherrin e ndodhur mes moderatores Dajana Shabani dhe ish- miss-it Egla Harxhi.

Ishte Dajana ajo e cila u shpreh e para kundër marrëdhënies treshe të Egla Harxhit, duke thënë se nga kjo marrëdhënie nuk duhej të lindte fëmijë.

“Rrini të tre, por mos bëni fëmijë të paktën. Ky më duket një budallallëk i madh. Po pse kanë zgjedhur Libofshën xhanëm? Apo është ajo nga Libofsha?”, ka thënë moderatorja.

Por sigurisht që Eglës kjo nuk i ka pëlqyer aspak dhe nuk ka ngurruar të përgjigjet.

“Nuk ka asgjë të keqe të jesh kundra diçkaje, por kur ke arsye dhe argumente. Fjalori i limituar dhe injoranca e shoqërisë së sotme është e frikshme. Një moderatore që askush nuk e njeh, përpiqet të përbaltë me fjalorin e saj të limituar diçka të cilën nuk e kupton dhe nuk e njeh. Është e njohur që nga fillimet e civilizimit njerëzor që raca njerëzore atë që nuk e njeh dhe nuk e kupton, e përbalt. Do e pyesja këtë vajzë të shkretë se çfarë ka bërë në jetën e saj, çfarë ka bërë ajo përpara se të gjykojë të tjerët? Shqipëria ka nevojë për vizion dhe njerëz të cilët mund të investojnë, jo për njerëz të paditur. Nuk habitem që ky vend është në këtë gjendje, sepse njerëz të shkretë si puna e saj që nuk kuptojnë asgjë, nuk kanë pikën e kulturës dhe kanë dy gram tru në kokë, kanë të drejtën e votës. Përsa i përket, bëjmë apo jo ne fëmijë, nuk vendos ajo, ndaj mos të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë. I them të shohë punën e saj dhe i them se je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente. Kur të arrish 1 të 1000000-ën e asaj që Ale ka arritur të bëjë në jetë, mund të flasësh e t’i përmendësh emrin!”, është përgjigjur Egla.

4.Dasara Karaiskaj – Enca dhe Uindi Haxhia

Pasi Enca publikoi një foto në Instagram ku thoshte se gjatë seksit thërret emrin e saj, Dasara Karaiskaj nuk ndenji dot pa e komentuar në një nga emisionet e saj.

“Enca ka bërë një deklaratë që i ka çuditur të gjithë. ‘Gjatë seksit unë thërras emrin tim’ – thotë Enca. Pra, e keni parasysh atë mikun mashkullor i themi ‘Genci’, tani asaj mikeshës femërore nuk do t’i themi më ‘pjeshka’, por do t’i themi ‘Enca’. Por duhet të jetë e kolme ajo, e kështu, buçko domethënë që ta thërrasim ‘Enca’. Ka nxjerrë në Instastory pa pikën e turpit ‘Pussy so good’, që në shqip do të thotë ‘Pjeshka është shumë e mirë” – është shprehur Dasara.

Pas kësaj këngëtarja dhe motra filluan ta ofendojnë gazetaren në rrjetet sociale duke ia kthyer pothuajse me të njëjtën monedhë. Uindi, motra e Encës përmes një postimi e ka quajtur gazetaren “Pjeshkë e vyshkuar”.

 

“Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur, do ta thrrasim Dasara”- shkruante Uindit.

Por debati nuk ka përfunduar me kaq pasi Uindi e quajti Dasarën të droguar dhe se të gjitha këto i thotë se Enca nuk e ka begenisuar asnjëherë në emisionet që ajo bën.

As Dasara nuk e la me kaq dhe postoi në rrjetet e saj sociale një artikull ku ishin të listuar personazhet publikë që konsumonin lëndë narkotike dhe Enca ishte një nga ata. “ Jo se kam ndonjë gjë kundër… Por kush ta bën predikimin domethënë” – kështu shkruante Dasara në postimin e saj.

 

5.Real 1, DJ Blunt – Ledri, Gjiko

E gjitha filloi me postimin e disa videove në Instagram nga Dj Blunt ku ofendonte dhe tallte rëndë reperët Gjiko dhe Ledri Vula bashkë me menaxherin Faton Shoshi.

 

Djemtë nuk u përgjigjen virtualisht, por shkuan direkt në shtëpinë e Dj Blunt që të përballeshin fizikisht me të.

Akoma nuk dihet si dhe pse filloi ky sherr, por Gjiko i ftuar në emision nga Ermal Mamaqi kur u pyet nëse po bëhej për show , ai tha:” S’ma merr mendja se mund të bëhemi kaq të këqinj e të ulët. Unë nuk merrem shumë me këto gjëra se kam 99 punë për të bërë dhe nuk është asnjë k*urvë nuk është 1”.

6.Eneda Tarifa – Linda Halimi

Në kohën kur Eneda konkuronte për në Eurovizion,Linda Halimi përmes një statusi në rrjetet sociale bëri një koment rreth këngës së saj duke e kritikuar Enedën për këngën baladë me të cilën konkuroi në skenën e madhe të Eurovizonit.

“Njerëzit janë të lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britmat! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet. Mjaft me këngë depresive, u bëmë bajat jo për gjë. Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë, kaq kisha! Shëndet për të gjithë!”- shkroi Linda.

Por Eneda nuk e harroi kritikën e hapur të këngëtares dhe gjeti pikërisht momentin e duhur për t’i kthyer asaj “borxhin e vjetër”.

Mos erdhi gje koha te te kthej statusin e vjetshem e dashur Linda ? Bota – “portokall”.
(Ketu perjashtoj vetem Klodjan Qafokun dhe Geri Xharin. Ky status nuk ka lidhje me ta).

“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet!

Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë”- kështu shkruante Eneda në kundërpërgjigjen ndaj Lindës.

7.Fjori Dardha – Albert Aliaj

Fjori Dardha, gazetarja investigative k apasur një përplasje të pazakontë me Albert Aliajn gjatë kohës që merrte pjesë në spektaklin “Dance with me”.

I gjithë sherri filloi pasi Aliaj dha përshtypjet e tij pas njëres prej përformancave të cilat nuk i pëlqyen aspak Fjorit .Kjo ka sjellë përplasjen e parë mes tyre ku Roberti ju drejtua Alketa Vejsiut duke i thënë: “Mos ja u jep fjalën atyre që nisin të flasin dhe nuk dinë të pushojnë. Kjo duket se e ka nxehur më tej gazetaren dhe i është drejtuar Robertit: “Mendimi im është ndryshe nga joti ti këtë s’pranon. Ne nuk jemi balerinë profesionistë që të thuash kjo s’më pëlqen, kjo s’më erdhi, kjo s’u përcoll”.

 

Roberti ka vazhduar më tej duke e quajtur Fiori Dardhën “gazetare mediokër”. Pas kësaj gazetarja ka shpërthyer duke thënë se nuk lejon askënd të përgojojë emrin e saj: “Emrin e kam arritur me shumë punë, më ke kapur në pikën time më të fortë dhe këtë nuk ta lejoj, emrin e kam krijuar me punë në gazetari”, u shpreh Fiori Dardha.

8.Riselda Sejdija – Inva gashi

Autorja e tetë librave dhe koregrafja e njohur, Riselda Sejdija ka bërë një reagim në rrjetin social “Facebook”, ku e indinjuar shkruan për humorin që bëhet duke imituar atë.

Ishte personazhi “Guçi” i interpretuar nga aktorja e “Al Pazar” Inva Gashi ajo që acaroi tepër Riseldën, pasi sipas saj kishte tejkaluar limitet e humorit.

 

Riselda nuk duroi dot gjatë dhe reagoi me ironi duke realizuar video që imitonte dhe ofendonte aktoren dhe spektaklin e humorit.

Pas kësaj aktorja i shkruajti nӕ Facebook duke i kërkuar të ndalonte sepse ajo bënte thjesht punën e saj dhe nuk kishte asgjë personale me të.

Megjithatë Riselda vazhdoi edhe për disa kohë të bënte video thumbuese.

9.Noizy – Ledioni

Ishte Noizy ai që “sulmoi” Ledionin pasi ky i fundit thumboi reperin gjatë prezantimit të Top Awards për shkak se Noizy braktisi spektaklin që të udhëtonte në Dubai. “Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me Ferrarin e tij dhe kështu është kur shet mend me makinën e shokut” – shpreh Ledioni në spektakël.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak Noizyt dhe i ka kthyer përgjigje me anë të një postimi në Instagram ku shkruante:”Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri b**ës, por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për të mos dalë nami. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës, bitch boy.Ty s’ta bleu mami as babi, ta bleu e dashura”.

Po pas kësaj Ledioni nuk u përgjigj dhe gjithçka mbaroi aty.

 

10.Gent Hazizi – Bleona Qerreti

Pasi aktori i njohur shqiptar Gent Hazizi përmendi me shaka emrin e Bleona Qerretit në emisionin “Shiko kush luan” duke thënë se Bleona mund të shkonte për punatatën speciale të vitit të ri dhe të inskenonin një dasëm mes saj dhe këngëtarit Flori Mumajesi, këngëtarja shpërtheu me ofendime ndaj tij.

“Mjekër cjap, pordhac, aktor i dështuar”, ishin disa nga fjalët me të cilat Bleona i drejtohej aktorit.

Pas disa orësh, Hazizi ka reaguar me një status në rrjete sociale ku i kërkon ndjesë Bleonës dhe pasi i shkruan se ajo ka qenë ëndrra e tij nga fëmijëria, në fund e fton të shohë shfaqjen e tij në teatër për të kuptuar çfarë mendon ai për të.

 

11.Ledion Liço – Rudina Xhunga

Dy nga figurat më të njohura të ekranit kanë shkëmbyer replika të ashpra mes tyre dhe po flasim për gazetaren Rudina Xhunga dhe moderatorin Ledion Liço.

Rudina e cila ka punuar për disa vite në Top Channel u largua para disa kohëve për në Vizion+, por arsyet e mbylljes së këtij bashkëpunimi nuk janë bërë njohura.

Tani ajo drejton bashkë me të shoqin portalin ‘dritare.net’ku para pak kohëve sulmoi Ledion Licon duke shkruar se programi që ai drejton dhe ‘The Voice of Albania’ nuk ka aspak audiencë.

I menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë reagimi i Ledionit i cili përmes një statusi në Instagram thotë se Rudina Xhunga u përcoll për në dritaren e fundit nga Top Channel, ndaj tani shkruan keq për të.

 

12.Arjan Çani – Denis Dyrnjaja

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga përplasja mes gazetarëve Arian Çani dhe Denis Dyrnjaja, të cilët kanë shpërthyer në akuza të ashpra midis tyre në studion e “360 Gradë” në Ora News.

Gjithçka ui kthye në personale dhe fjalori që u përdor nuk ishte aspak etik.

Dyrnjaja: Macron ishte në Kongresin amerikan dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara që të rindëhyjnë për një rend të ri të demokracisë dhe tregut. Të jesh në hapat e parë të këtij rendi që po mendohet të krijohet nëpërmjet Macron dhe Merkel duke menduar të fusin edhe SHBA-të që po dalin duke parë interesat e veta, është një gjë shumë e rëndësishme. Je në kohën atje ku është fillimi je pas kohe atje ku është Çani.

Çani: Nuk po të ofendoj! Argumentet e tua janë tërësisht naive. Ti je infantil. Ti je mësuar të japësh vetëm lajmet dhe thjesht dëgjon ç’thonë lajmet.

Dyrnjaja: Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe tek Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra. Mos të kalojmë në personale.

Çani: Unë nuk të fyeva. Ti je kalama përpara meje.

Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme, ti ishe për një copë picë.

Çani: Je fëminor dhe je debil. Ti je idiot.

13.Mustafa Nano – Ilda Bejleri

Ka qënë Mustafo Nano ai që shkaktoi debat pasi komentoi veshjen e moderatoreve sportive Ilda Bejleri dhe Bora Zemani në emisionin e tij.

Ai i quajti vajzat provokuese dhe u ndal tek Ilda duke e quajtur qënien më vulgare që kishte parë në 10 vitet e fundit.

Por pas kësaj Ilda Bejleri sigurisht që reagoi dhe në rrjetet e saj sociale shkuajti:” Ndjesë, që nuk kam reaguar më parë, por kam qënë e impenjuar në një projekt shumë domethënës për shqiptarët! “Rikthimi i Dallendysheve”, që kishte për qëllim rikthimin e talenteve që na bëjnë krenarë jashtë Shqiperisë dhe nuk doja të njollosja këtë super event, me “llumin” e opinionistëve që na rrethojnë. Ndoshta kjo është një nga arsyet që “dallendyshet” kanë vendosur të shtegtojnë larg sepse vlerat në këtë vend nuk përfillen dhe të eturit për vëmendje bëjnë gjithcka për të dalë në sipërfaqe, madje duke shkelur dhe mbi identitetin e kujtdo, për më tepër duke dalë dhe kunder një ish-studenteje që është diplomuar për gazetari! Mendoj që “policin” e minifundit dhe dekoltesë ta dërgojmë dhe në Itali:) se mbase aty gjen paqe..Tani që po qëndroj në dhomën time pyes veten: Imagjino të kishte gjoks vetë ky polici? Çfarë do ishte vallë dhe çfarç do bënte për 5 min “fame” ps. Emisionin ja mbani mend besoj! Në çfarë ore dhe ku transmetohet..

 

Por ishte edhe Digitalb ai që reagoi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

DigitAlb i pergjigjet zyrtarisht Mustafa Nanos

Gepostet von TOP SHOW am Mittwoch, 21. März 2018

14.Kozeta Kurti – Ronela Hajati
Ishte deklarata e Ronela Hajatit në “Thumb” ku shprehej se nuk shkon dot në Eurovizion pasi personat që përzgjedhin këngën fituese në “Festivalin e RTSH-së” dhe mënyra si procedohet e kanë penguar atë, që bëri gazetaren Kozeta Kurti t’i kthehej Ronelës në këtë mënyrë:

Shkrimi i gazetares kundër këngëtares bëri që kjo e fundit të reagojë përmes një postimi në rrjete sociale, të cilin më pas e ka fshirë.