“MALËSORJA E MAMIT”/ E veshur me veshje popullore, vajza e Eminës u jep mësime valleje shokëve të klasës – AlpeGossip
“MALËSORJA E MAMIT”/ E veshur me veshje popullore, vajza e Eminës u jep mësime valleje shokëve të klasës

“MALËSORJA E MAMIT”/ E veshur me veshje popullore, vajza e Eminës u jep mësime valleje shokëve të klasës

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta. Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas. Ajo po e po, por u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat. Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!