Si të veshim xhaketën “burrërore”, sipas vajzave të showbiz-it shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Si të veshim xhaketën “burrërore”, sipas vajzave të showbiz-it shqiptar (FOTO)

Si të veshim xhaketën “burrërore”, sipas vajzave të showbiz-it shqiptar (FOTO)

Diku nga shtatori çdo blogere filloi të stilonte xhaketën tashmë të famshme me kuadratë. Të njëjtin trend, Nora e risolli të përshtatur për dimrin. Këngëtarja zgjodhi një ngjyrë ulliri, në vend të grisë tradicionale, veshur thjesht me një golf të zi e xhinse gri. Aksesorët bëjnë gjithë veshjen: vëthët dhe rripi Gucci me perla.

Lori Hoxha gjithashtu zgjodhi një xhaketë për ceremoninë e 20-vjetorit të Top Albania Radio. Fashionista veshi një xhaketë klasike të zezë, me një fund të shkurtër, po të zi. E zeza mbi të zezë mund të jetë e preferuara e Lorit.

Më herët gjatë dimrit Lori zgjodhi një xhaketë gjysmë pëlhurë, gjysmë lëkurë, veshur po njësoj me të gjitha të zeza e me detaje të arta tek syzet e tek çanta.

Irena Kita solli versionin e saj të xhaketës burrërore, me një prerje disi asimetrike, me jakë të ulët, e të kombinuar me këmishë të bardhë e pantallona kostumi. Çdo gjë fine.

Irena zgjodhi këtë veshje për të ndjekur koncertin e Elvana Gjatës, e cila vetë po performonte me një kostum të zi. Xhaketa e Elvanës përbëhej nga dy materiale të ndryshme, me teksturë të pasur dhe dekolte të hapur. Në njërën shpatull, stilisti Valdrin Sahiti shtoi rrjetë të zezë dhe një trëndafil të bardhë. Një lidhje e drejtpërdrejtë me lëvizjen MeToo ndoshta?

Bora Zemani u kthye gjithashtu së fundi nga xhaketa burrërore. Vetëm se e saja është komplet ndryshe nga të përmendurat në këtë listë. Sigurisht, veshur me të zezë, moderatorja zgjodhi një xhaketë pakëz të gjatë, ngjyrë metalike.

Ndërsa Samanta Karavella luajti me detajet e vetë xhaketës, si ngjyra e jakës, që në dallim nga të tjerat është jeshille e errët dhe kopsat e mëdha ngjyrë ari në mëngë.