Një event i rëndësishëm i krijuar nga “Big EEA”, në Lubjanë të Sllovenisë po mbledh për herë të parë 18 krijuesit më të mirë të vendeve të Europës. Mes tyre është edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet denjësisht nga stilisti i njohur shqiptar Ardi Asllani. Nga ky event Ardi me talentin e tij ka arritur të fitojë një çmim shumë të rëndësishëm.
Çmimi do të jepet më 16 tetor dhe fustani i frymëzuar nga rrugicat e qytetit të Tiranës, do të qëndrojë për një muaj në galerinë e hapur posaçërisht për muajin e “Design”.
Ardi Asllani gjithashtu është nominuar edhe si kandidat për kategorinë “It Factor Of Country”. Artistë si Ardi, na bëjnë të ndihemi gjithnjë krenarë për identitetin tonë.