NË HAPAT E BABAIT/ Ermal Fejzullahu realizon “duetin” më të bukur me vajzën e tij (VIDEO) – AlpeGossip
NË HAPAT E BABAIT/ Ermal Fejzullahu realizon “duetin” më të bukur me vajzën e tij (VIDEO)

NË HAPAT E BABAIT/ Ermal Fejzullahu realizon “duetin” më të bukur me vajzën e tij (VIDEO)

Ermal Fejzullahu është baba i tre fëmijëve dhe ka treguar se është shumë i përkushtuar ndaj tyre. Ai ka një lidhje shumë të ngushtë me ta dhe siç duket Ermali ka filluar që t’i drejtojë në rrugën e artit. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke kënduar për herë të parë përkrah vajzës së tij të vogël, Era. Babë e bir kanë realizuar “duetin” e parë mes tyre me këngën e Dhurata Dorës dhe Soolking, “Zemër”. Pavarësisht se Era është e vogël, duket se muzikën e ka pasion njësoj si babai e gjyshi i saj. Pas publikimit të videos komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, të cilët thoshin se Era ka një zë shumë të bukur dhe se “dardha bie nën dardhë”.

Nuk dihet se çfarë do ndodhë në të ardhmen, por nëse Era vendos të bëhet këngëtare me siguri mbështetjen e babi Ermalit do e ketë në çdo kohë. Kujtojmë se bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ariana Fejzullahu është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të katërt.