Ndahen Stresi dhe Kejsi? Fshijnë çdo shenjë nga profilet personale (FOTO) – AlpeGossip
Ndahen Stresi dhe Kejsi? Fshijnë çdo shenjë nga profilet personale (FOTO)

Ndahen Stresi dhe Kejsi? Fshijnë çdo shenjë nga profilet personale (FOTO)

Stresi dhe partnerja e tij, Kejsi, prej kohësh kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe kanë tre vite e gjysmë që jetojnë një histori dashurie. Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër shumë pengesa e megjithatë ata ja dolën mbanë të qëndronin pranë njëri-tjetrit. Pak kohë më parë Stresi dhe Kejsi zyrtarizuan lidhjen e tyre, duke u celebruar. Por duket se çifti i njohur po kalon një krizë dhe gjërat mes tyre nuk po ecin siç duhet.

Stresi dhe Kejsi kanë fshirë çdo gjurmë si çift nga rrjetet sociale. Ata nuk kanë më asnjë fotografi së bashku dhe përveç kësaj Stresi nuk e ndjek më Kjesin në ‘Instagram’. Të gjitha këto shenja mund të çojnë në mendimin se ata të dy janë ndarë.

Megjithatë nuk dihet nëse ky është një vendimin definitiv nga ana e të dyve apo thjesht një ndarje e përkohshme për shkak të problemeve që mund të kenë bashkë. Stresi dhe Kejsi në një rrëfim ekskluziv të pak kohëve më parë për ‘revistawho.com’ treguan se kishin në plan të bënin një dasmë me familjarët e tyre, por për shkak të krisjes në marrëdhënie dasma e tyre mund të anulohet.