Loja “qytet, shtet” ka hapur debate të shumta në shtëpinë e “Big Brother VIP”, madje ka shkaktuar edhe një debat mes dy mikeshave, Monika Lubonjës dhe Arjola Demirit.
Çdo gjë ka nisur nga fjala “thi” (derr) që Dj Dagz ka përdorur gjatë lojës për shkronjën “th”. Kjo nuk i ka pëlqyer Monikës, e cila është shprehur se është dialektore.
Nga ana tjetër, Arjola i ka dalë në mbrojtje Arbërit, duke thënë se po është dialektore, por që ata ashtu e kanë përdorur gjithmonë.
Pjesë nga debati mes Monikës dhe Arjolës:
Arjola: Duhet të më dëgjosh
Monika: Ma the njëherë
Arjola: Ti gjithmonë e ke këtë, nuk dëgjon dhe hidhesh. Më lër të flas edhe ato idjotsitë që do ti flas, më lër ti flas. Nëse unë kam folur 19 vjet në dialektikë dhe kam lexuar në gjuhë letrare, vetëm me lexuar në gjuhë letrare në shkollë, po kurrë nuk kam folur në gjuhë letrare. Kam ardhur në Tiranë kam folur në gjuhë letrare. Por nëse do i referohem nëse është rregull apo nuk është në rregull “thi” është dialektore, e thashë edhe aty. Nuk shkruhet as në abetare, as në gjuhë letrare
Monika: Po shpirt
Arjola: Po aty e shkruajnë mish thiu, nuk e shkruajnë mish derri
Monika: Bëre atë sqarim që bëra unë
Arjola: Po përderisa e pranojmë që kemi dialekte dhe ka shumë dialekte, pse mos të pranojmë edhe këto që thonë në dialekt
Monika: Po unë këtë thashë, nuk futem për të mos u bërë injorante dhe për të mos bërë një gabim, nuk dua të fus Dagz-in dhe Egzonën. Por Arjola e di që derri
Arjola: Faleminderit Monika që më nderove aty brenda, më nxore debile në fund
Monika: Po nuk të nxora debile moj