“AJO NGEL ATY SI PEMË”/ Iliri këshillon Donaldin: Po ti bëhesh mburojë Trixës e penalizon – AlpeGossip
“AJO NGEL ATY SI PEMË”/ Iliri këshillon Donaldin: Po ti bëhesh mburojë Trixës e penalizon

“AJO NGEL ATY SI PEMË”/ Iliri këshillon Donaldin: Po ti bëhesh mburojë Trixës e penalizon

Mbrëmjen e djeshme banorët bënë lojën “qytet, shtet”, ku pas disa debateve u shpallën edhe fituesit, ku ishin pesë prej tyre. Einxhel, Arjola, Iliri, Arbëri dhe Donaldi kanë shijuar një natë ndryshe në suitë, duke qenë se ishin fituesit e lojës.

Gjatë darkës ata kanë bërë biseda të ndryshme, ku në një moment është folur edhe për Beatrix. Iliri i është drejtuar Donaldit duke i thënë që të mos ndërhyjë kur flet këngëtarja. Sipas balerinit të njohur, kjo e penalizon atë.

Biseda mes banorëve:

Iliri: Unë e pyeta Trixë për çfarë e kishe fjalën, e ajo po ma shpjegonte, ti ndërhyre

Donaldi: Po ne kishim një debat para saj, mos ja fut kot

Iliri: Po lëri të flasë ajo, edhe unë këtë thashë

Donaldi: Edhe unë nuk është se nuk e lashë të fliste, ne kishim një debat me ulërima përpara dhe po diskutohej diçka

Iliri: Po flisja me Trixën

Donaldi: Patjetër, po nuk është se nuk e lashë unë Trixën të fliste, se nuk e kam lënë në Prime Trixën të flasë

Iliri: Unë mendoj se po ti bësh mburojë vetëm e penalizon

Donaldi: Trixës?

Iliri: Po

Donaldi: Për gjërat që na përkasin vetëm mua e asaj

Iliri: Po le të përgjigjet ajo, se unë me atë po flas, nuk po flas me Donaldin

Donaldi: Patjetër, dhe në Prime nuk është se jam përgjigjur

Iliri: E di çfarë ndodh, çdonjëri e eliminon Trixën nga ana e debatit, edhe ajo ngel aty thjesht si pemë

Donaldi: Edhe ajo ka folur, ka debatuar. Unë nuk kam ndërhyrë për Trixën, ajo ka ndërhyrë për mua. Ti pse e nominove?

Iliri: Unë e nominova se ndërhynë në gjithë muhabetet