Një ambient modern: Brenda shtëpisë së Marinës dhe Getoarit (FOTO) - AlpeGossip
Një ambient modern: Brenda shtëpisë së Marinës dhe Getoarit (FOTO)

Një ambient modern: Brenda shtëpisë së Marinës dhe Getoarit (FOTO)

Prej disa vitesh tashmë, Marina dhe Getoari janë kthyer në çiftin që komentohet pafund në media e rrjete sociale, sidomos vitin e kaluar e gjithë vëmendja ishte tek ta kur i dhanë fund beqarisë me dasmën madhështore.

Çifti është kujdesur gjithmonë që jetën private ta mbajnë sa më shumë të tillë, megjithatë një video e postuar sot nga Marina ka shfaqur më në fund një pjesë të shtëpisë së tyre.

Ambienti duket modern, me ngjyra bardhë e zi dhe një televizor plazmë. Ndonëse kaq mund të shihet nga kjo video, të paktën tani u shua paksa kurioziteti si duket shtëpia e çiftit.

Sa i përket anës profesionale, kujtojmë që Marina sapo ka mbaruar spektaklin “C’est la vie” dhe nuk dihet ende ku do e shohim sërish ndërsa Getoari po shijon suksesin e këngës së tij më të fundit “Bisha me dy koka”.