PUBLIKON FOTO SEKSI NË INSTAGRAM/ Kim Kardashian tregon si ndihet Kanye West – AlpeGossip
PUBLIKON FOTO SEKSI NË INSTAGRAM/ Kim Kardashian tregon si ndihet Kanye West

PUBLIKON FOTO SEKSI NË INSTAGRAM/ Kim Kardashian tregon si ndihet Kanye West

Nëse ka diçka që ajo di të bëjë më mirë është “të thyejë internetin” me fotot provokuese.

Kim Kardashian foli hapur lidhur me faktin sesi ndihet Kanye West për postimet e saj seksi në “Instagram”.

Gjatë intervistës në “The Ellen Show”, ajo u pyet për disa postime shumë sensuale që ka bërë dhe 38-vjeçarja u shpreh se ndonjëherë i bën disa gjëra për të përfituar. Por më pas tregoi se bashkëshorti i saj 41-vjeçar mërzitet dhe zemërohet nga fotot seksi të saj.

Edhe më herët Kim ka treguar se ka pasur debat me Kanye për të postuar apo jo një prej tyre.

Gjatë emisionit ajo gjithashtu dhuroi një shumë parash, për ata që u prekën nga zjarri në Kaliforni.