NËSE NUK DO E DINIM QË ISHIN KËNGËTARE/ Këto vajza të njohura shqiptare do ti ngatërronim me balerina profesioniste (VIDEO) – AlpeGossip
NËSE NUK DO E DINIM QË ISHIN KËNGËTARE/ Këto vajza të njohura shqiptare do ti ngatërronim me balerina profesioniste (VIDEO)

NËSE NUK DO E DINIM QË ISHIN KËNGËTARE/ Këto vajza të njohura shqiptare do ti ngatërronim me balerina profesioniste (VIDEO)

Shumëdimensionle! Kështu mund t’i quajmë disa nga vajzat e showbiz-it shqiptar.

Edhe pse profesioni që ato kanë zgjedhur është këndimi, shpesh kanë treguar se dinë të bëjnë mjaft mirë dhe atë të “balerinës”. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të këndosh dhe të kërcesh në të njëjtën kohë, por vajzat tona ia kanë dalë mbanë më së miri.

Dhe kur themi të kërcejnë, nuk e kemi fjalën vetëm për disa lëvizje të vogla në videoklipe, por me koreografi të mirëfillta në evente të ndryshme muzikore.

Më poshtë janë pesë artistet të cilat kërcimin e kanë pasur aq të pandashëm në karrierën e tyre sa edhe këndimin.

E dimë që në ditët e sotme pothuajse çdo artist shoqëron performancat apo videklipet muzikore me kërcime pasi po kthehet në trend, por artistet e mëposhte e kanë bërë diçka të tillë që në fillimet e karrierës së tyre.

Ronela Hajati
Na thoni një përformancë skenike të Ronelës, e cila ka qenë e pashoqëruar me kërcim nga artistja? Është e pamundur ta gjeni një të tillë.

Të gjithë mund t’i kujtojmë daljet e para televizive të Ronelës. Sjellim në mend pjesëmarrjen e saj në “Top Fest 2009” me këngën “Shumë nice” ku e vetme në skenë, të gjithë këngën e ka shoqëruar me lëvizje kërcimi.

Po superperfomancën në “Kënga Magjike 2013” me hitin “Mos ma lsho” e keni harruar?

Për të vijuar më tej me klipet e saj ku mund të përmendim atë me titull “Marre”.

Soni Malaj
Jo më kot është edhe fituesja e çmimit të parë në “Dancing with the stars 7”.

Soni ka treguar gjithmonë se është një balerinë shumë e aftë, që në daljet e saj të para.

Doni një rikujtim?

“Zeshkania”, “Djemtë më ngacmojnë”, “Një me dy”, Do të vij”. Këto janë pikërisht ndër videoklipet e para të artistes shumë vitë më parë, në të cilat Soni ka performuar kërcime mjaft të arrira.

Dhe nuk mund të lëmë pa përmendur performancën e shumëkomentuar në “Kënga Magjike 2016” me këngën “Për vete më mbaj”.

 

Nora Istrefi
Me një fizik të përsosur Nora ka ditur gjithmonë të ndërthurë këndimin me kërcimin.

“Një djalë” apo “Pse të dua” janë hitet e para të Norës, të cilat edhe pse shumë vite më parë, artistja i ka sjellë në një mënyrë mjaft tërheqëse duke kërcyer.

Klipi i saj “Asnjë gotë” i publikuar pak muaj më parë, në të cilin Nora, e veshur me një body të zi, kërcen gjatë gjithë kohës mbi dysheme, mori një vëmendje mjaft të madhe për shkak të performancës mjaft të bukur të këngëtares duke e krahasuar me balerinat profesioniste.

 

Genta Ismajli
Si mund të mungonte Genta në një listë të tillë? Teksa kërkonim disa nga videoklipet e Gentës për t’i përmendur në artikull, nuk dinim kë të zgjidhnim e kë të linim. Nuk ka pothuajse asnjë projekt të pa shoqëruar me kërcim.

Superhitet “Pse të dua ty?, “Posesiv”, “Dridhem” kanë bërë diferëncën mes klipeve të tjera të lancuara në ato periudha.

Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur përformancën në “Kënga Magjike 2005” me këngën “Nuk dua tjetër”.

Për mbërritur deri tek projekti i saj muzikor i vitit 2018 “Papi” ku i gjithë klipi është i realizuar nga lëvizjet e saj.

 

Elvana Gjata
Fituesja e “Dancing with the stars 3” ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me performancat e saj.

Rikujtoni pak videoklipin e saj “Puthe”. Nuk ka asgjë tjetër, nga fillimi në fund, veç koreografisë së Elvanës. Një super realizim.

E deri tek projekti i saj i këtij viti, “Ku vajti” ku sërish, Elvana nuk bën asnjë diferencim nga balerinët pjesëmarrës në klip.

 

Artistet tona jo vetëm që na kanë sjellë pafund hite ndër vite, por na kanë bërë që kur të jemi përballë “Youtube” të mos vëmë në punë vetëm shqisën e të dëgjuarit por edhe atë të të parit, madje shpsh duke bërë “replay”.