PASI NISËN BASHKËJETESË/ Bella dhe “The Weeknd” të lumtur dhe të dashuruar si kurrë më parë (FOTO) – AlpeGossip
PASI NISËN BASHKËJETESË/ Bella dhe “The Weeknd” të lumtur dhe të dashuruar si kurrë më parë (FOTO)

PASI NISËN BASHKËJETESË/ Bella dhe “The Weeknd” të lumtur dhe të dashuruar si kurrë më parë (FOTO)

Pas rikthimit të tyre, Bella Hadid dhe The Weeknd duken më të dashuruar se kurrë më parë. Gjatë vitit 2015-2016 që ishin të lidhur bashkë, ata nuk jetuan në një shtëpi, por këtë herë kanë vendosur që të bashkëjetojnë.

Një burim për ‘Us Weekly’ ka treguar se ka qenë The Weeknd ai që i ka propozuar i pari Bellas të jetojnë bashkë dhe sigurisht që ajo ka pranuar menjëherë. S

iç duket modelja e njohur mendon se ky është një hap i madh dhe shumë i rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Më tej burimet kanë treguar se ata kanë orare shumë të ngjeshura, megjithatë mundohen që të paktën çdo mbrëmje ta kalojnë bashkë.

Epo tani duket se gjërat mes Bellas dhe The Weeknd janë bërë shumë serioze dhe të gjithë shpresojmë që mes tyre të mos ketë më probleme.