“E KAM FAVORIZUAR…”/ Ronaldo debaton me Oltën: Nuk të shkon ty karrigia e… – AlpeGossip
“E KAM FAVORIZUAR…”/ Ronaldo debaton me Oltën: Nuk të shkon ty karrigia e…

“E KAM FAVORIZUAR…”/ Ronaldo debaton me Oltën: Nuk të shkon ty karrigia e…

Hesapet” e javës së kaluar me sa duket ende nuk janë larë nga Olta Gixhari dhe Ronaldo Sharka, të cilët menjëherë pas përfundimit të kërcimit kanë nisur të debatojnë.

Fillimisht aktorja e njohur komentoi kërcimin, por më pas konkurrenti ka reaguar për opinionet e javës së kaluar në “Dancing With The Stars”.

“Kërcimi mu duk më interesant se ai i kaluari. Kishte më shumë qëndrueshmëri, me thënë të drejtën unë e kam favorizuar netët e kaluara me pikët, por nuk do ta bëj më”, u shpreh Olta, e cila është pjesë e jurisë së spektaklit të kërcimit.

Pas kësaj deklarate moderatori i njohur reagoi, duke u treguar i ashpër me pjesëtaren e jurisë, ku në thelb qëndronte komenti i javës së kaluar.

“Si nuk të shkon ty karrigia e Dancing. Ti ke dy javë që merresh me mua dhe hapat. Ti me mua nuk je marrë me aktrimin, ti nuk di të hedhësh hapa”, iu drejtua Ronaldo.