Plas POLEMIKA në SANREMO për shqiptarin ERMAL META: Kënga e tij e kopjuar, duhet të skualifikohet – AlpeGossip
Plas POLEMIKA në SANREMO për shqiptarin ERMAL META: Kënga e tij e kopjuar, duhet të skualifikohet

Plas POLEMIKA në SANREMO për shqiptarin ERMAL META: Kënga e tij e kopjuar, duhet të skualifikohet

Mbrëmjen e djeshme të Sanremos, pas natës së parë të festivalit, duket se shpërthen polemika e parë. Dhe ka të bëjë me këngën që ka kënduar shqiptari Ermal Meta, me Fabrizio Moron “Non mi avete fatto niente” (nuk më keni bërë asgjë), raporton newsbomb.al. Kënga e Ermal Metës, sipas medias italiane mund të skualifikohet për shkak të editimit dhe kopjimit.

“Ngjashmëria” është vërejtur nga Altro Spettacolo: Teksti paraqet analogji të dukshme me “Silenzio” të prezantuar nga Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali në seleksionimin e Sanremo Giovani 2016. Febo, është edhe autori unik I Silenzio. Në këngë në refren thuhet: Nuk më keni hequr gjë; nuk keni marrë asgjë; kjo është jeta ime që ecën përpara pavarësisht njerëzve. Nuk më keni bërë asgjë”.

E njëjta frazë është edhe tek kënga e Moros dhe Metës, që është edhe një rikthim qoftë edhe muzikor I këngës Silenzio. Në një intervistë të mëparshme Moro ka shpjeguar: “Një pjesë e këngës ekzistonte, ishte e mbyllur në një kasafortë, me të cilën po punoja me një mik kantautor, Andrea Febo”. Por në realitet, Silenzio, është luajtur dal vivo, sipas një postimi në Instagram të Gabriele de Pascali në dhjetor 2015 dhe po ashtu edhe nga Ambra Calvani në korrik 2017. Por kënga është fshirë nga siti I RAI-t. Megjithatë, “kemi bërë në kohë një screenshot. Dhe audio mund të dëgjohet”, shkruhet në mediat italiane të kritikës, raporton newsbomb.al.

E çfarë pritet të ndodhë? Vendimi është preciz sipas rregullave të festivalit. Eshtë tek rregullorja: Çdo këngë duhet të jetë e re. “20 këngët e interpretuara, nga Artistët dhe kampionet e tyre duhet të jenë të reja në momentin e regjistrimit në Sanremo 2018 dhe do të mbeten të tilla deri në ekzekutimin e parë të tyre në Sanremo 2018”. Dhe sipas rregullores, të reja duhet të jenë të gjitha detajet e këngës.