U OPERUA NË SPITAL/ Këngëtarja shqiptare RIKTHEHET në normalitet. Fillon punën për… – AlpeGossip
U OPERUA NË SPITAL/ Këngëtarja shqiptare RIKTHEHET në normalitet. Fillon punën për…

U OPERUA NË SPITAL/ Këngëtarja shqiptare RIKTHEHET në normalitet. Fillon punën për…

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, pak ditë më parë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike për largimin e apendiksit.

Për afro një javë ajo qëndroi në regjim shtrati në spital, ndërsa duket se ndërhyrja ka shkuar me sukses dhe Era është mjaft mirë me shëndet.

Ajo është liruar sot (e mërkurë) nga spitali ku po qëndronte, dhe tani është në gjendje të mirë.

Për të qetësuar edhe fansat, Era publikoi një fotografi në InstaStory, ku shfaqej mjaft e freskët dhe në formë të mirë.

“Ndjehem më se freskët dhe motivuar”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta ka qenë këtë verë shumë aktive, duke publikuar disa projekte muzikore.

Fillimisht, ajo këndoi në finalen e Kampionatit Botëror 2018 këngë “Live it up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, teksa më pas solli këngët “Prisoner” dhe “Oh God”.

Tani pas ndërhyrjes, ajo pritet të rikthehet në studio për të punuar për projektet e reja.