I THONË SE ËSHTË GAY/ Këngëtari i njohur sqaron të vërtetën (FOTO) - AlpeGossip
I THONË SE ËSHTË GAY/ Këngëtari i njohur sqaron të vërtetën (FOTO)

I THONË SE ËSHTË GAY/ Këngëtari i njohur sqaron të vërtetën (FOTO)

Shawn Mendes është një këngëtar shumë i talentuar, i cili gjatë gjithë kohës ka folur vetëm nëpërmjet muzikës së tij. Përpos kësaj, ai është përfolur vazhdimisht për orientimin e tij seksual por gjithmonë ka preferuar të heshtë përballë akuzave të tilla.

Në një intervistë të dhënë vetëm së fundmi ai u shpreh se: “Do më pëlqente shumë të përgjigjesha se nuk më intereson fare se çfarë thuhet, por nuk është e vërtetë. Në pesë vitet e fundit, jam sulmuar shumë me faktin se jam gay. Më duket sikur duhet të shfaqem me patjetër në rrugë ose në evente me një vajzë që t’i vërtetoj njerëzve se nuk jam gay. Një pjesë e zemrës time e mendon se vetëm kështu më duket se i mbyll gojën njerëzve. E urrej këtë mendim! Por jo, unë nuk jam gay! E përsëris, nuk jam”.