PAS NDARJES NGA ANDI/ Melisa Lleshi në një njohje të re? Flet ish-konkurrentja e “Për’puthen” – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA ANDI/ Melisa Lleshi në një njohje të re? Flet ish-konkurrentja e “Për’puthen”

PAS NDARJES NGA ANDI/ Melisa Lleshi në një njohje të re? Flet ish-konkurrentja e “Për’puthen”

Që pas ndarjes nga And Shehu, Melisa Lleshi është pyetur shpesh herë nëse ka një partner të ri në jetën e saj.

Dhe pse nuk ka dashur të flasë shumë për këtë, ish- konkurrentja e “Për’puthen” është surprizuar nga dikush gjatë spektaklit “Dance Albania”.

Këngëtares iu dhurua një buqëtë me lule dhe gjatë atij momenti ajo zbuloi se është në një njohje të re. Melisa theksoi se kjo ishte hera e parë që mori lule nga personi në fjalë.

“Në fakt, jam në një njohje të re Alketa, por është pak si herët për të marrë lule”, -u shpreh ajo.

“Më mirë një tufë me lule sesa një kupë”, shkruhej në pusullë.

Mirëpo, dërguesi luleve ishte pikërisht Erindi, balerini i Melisës.

Kujtojmë se ndarja e Andit dhe Melisës mbetet ende në qendër të vëmendjes mediatike. I ftuar disa kohë më parë në “Shqipëria Live”, ish- konkurrenti u shpreh se ishte bërë pishman për lidhjen e tij dhe eksperiencën televizive duke theksuar se do të donte ta kthente kohën pas.

“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën, nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”- tha ai.

Andi gjitashtu konfirmoi për herë të parë se ka nisur një romancë të re dhe se vajza në fjalë nuk i përket botës së televizionit.

“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit”– tregoi ish-konkurrenti.