NUK E PRISNIM/ Gazetari zbulon arsyen pse Xhensila dhe Besi nuk postojnë asnjë foto të Ajkës – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Gazetari zbulon arsyen pse Xhensila dhe Besi nuk postojnë asnjë foto të Ajkës

NUK E PRISNIM/ Gazetari zbulon arsyen pse Xhensila dhe Besi nuk postojnë asnjë foto të Ajkës

Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Rudina” ishin Eni Shehu, Eraldo Rexho dhe Gerta Gixhari, për të folur në përgjithësi mbi lajmet kryesore të verës; duke filluar nga sfidat e ndryshme në internet (lexo: Kiki do you love me?), ishujt më të preferuar të personazheve të njohur, për të përfunduar tek shtatzënitë më të bujshme të vitit.

Teksa fliste për shtatzënitë e disa prej VIP-eve shqiptare, Eraldo u ndal veçanërisht tek rasti i ardhjes në jetë të Ajkës, vogëlushes së Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut.

“Lajmet e shtatzënive janë gjithmonë të bukura, sidomos për fansat që mezi i presin. Për shembull, pas ardhjes në jetë të Ajkës, fansat arritën madje deri aty sa të hapnin një Instagram me emrin e Ajkës ku postonin foto të ndryshme. Megjithatë Besi dhe Xhensila nuk do të publikojnë asnjë foto. Duhet thënë se ata janë shumë supersticiozë, besojnë shumë tek syri dhe kjo është arsyeja.”

Pra, që të mbajnë larg syrin e keq, s’ka asnjë foto.