FESTAT E FUNDVITIT/ Ja disa ide dhuratash për të dashurit tuaj – AlpeGossip
FESTAT E FUNDVITIT/ Ja disa ide dhuratash për të dashurit tuaj

FESTAT E FUNDVITIT/ Ja disa ide dhuratash për të dashurit tuaj

Festat e fundvitit po afrojnë dhe ju ndoshta nuk e keni menduar se çfarë dhurate do t’i bëni personave tuaj të zemrës. . Më poshtë po ju paraqesim disa prej tyre:

-Merrni një filxhan, të cilin me anë të letrave plot ngjyra e zbukuroni dhe brenda tij vendosni çokollata të vogla. Kush nuk është ai që do të lumturohej?

-Në qoftë se ndonjë prej të personave tuaj të dashur është adhurues i alkoolit, ju mund të blini dy shishe birrë, vere apo të një pije tjetër, t’i hiqni ambalazhin duke e zëvendësuar me një letër të punuar prej jush, ku keni shkruar një urim të personifikuar.

-Mund të merrni një enë të mbyllur, ta mbushni me kokoshka dhe brenda tyre të vendosni letra të vogla, ku të shkruani të gjitha kujtimet që keni kaluar me personin e zgjedhur  gjatë vitit që po shkon.

-Një dhuratë e bukur do të ishte një kalendar i vitit të ri, ku të qarkoni data të shënuara për ju dhe personit që do t’ia dhuroni. Kështu do të tregoni dhe se sa mirë e njihni atë.

-Këllëf jastëku do të ishte një dhuratë që në pamje të parë mund të duket jo shumë interesante, por po ta qëndisni me duart tuaja do të duket edhe më e bukur. Ju mund ta personalizoni me inicialet që dëshironi apo të shkruani një thënie a kujtim të rëndësishëm, në mënyrë që ta bëni edhe më të surprizuese.

-Mund të merrni një bllok shënimesh të thjeshtë, kopertinën e të cilit mund ta ngjyrosni me ngjyra festive, ndërsa brenda mund të shkruani një dedikim, e më pas faqet e tjera mund t’i lini bosh si hapësirë për personin që do të marrë dhuratën.

-Një mundësi tjetër është dhe ora, por një e zakonshme. Ju mund të blini një të tillë, por që mund ta zbukuroni vetë. Për shembull, ideja jonë është që t’ia mbuloni xhamin dhe të shkruani: “Sa më shumë orë lumturie gjatë vitit që po vjen”.

-Merrni një degë peme dhe për rreth saj lidhni çokollata të llojeve të ndryshme, duke krijuar kështu një mini-pemë për festë. Po ndryshe nga e zakonshmja, kjo ka ëmbëlsi brenda.

-Këllëf celulari. Ndoshta mund të duket qesharake kur e lexoni, por ne po jua sugjerojmë. Merrni një këllëf të zakonshëm dhe në të filloni të shkruani diçka të personalizuar ose vendosni një simbol që kujton lidhjen tuaj me personin e përzgjedhur.

-Shkuma e detit është një element që mund ta keni përbuzur në dukje, por që në këtë rast ju ndihmon. Ju mund të merrni një të tillë dhe ta prisni në forma të ndryshme si yll, zemër, hënë dhe mbi to të shkruani diçka ose të vendosni një foto të përbashkët me personin në fjalë. Kjo dhuratë mund të shërbejë për t’u varur diku, në makinë, tek varëset e çelësave apo në shtëpi