1.5 metra krimb në trup: Diçka gjigande lëvizte brenda meje (FOTO) – AlpeGossip
1.5 metra krimb në trup: Diçka gjigande lëvizte brenda meje (FOTO)

1.5 metra krimb në trup: Diçka gjigande lëvizte brenda meje (FOTO)

Një burrë nga California, teksa ndodhej në banjo duke kryer nevojat personale pa se si një krimb po tentonte të dilte jashtë anusit të tij.

Ai u paraqit menjëherë në spital me dhimbje dhe hemorragji, ndërkohë që ndjente se si diçka e madhe po lëvizte brenda tij.

“Mora pak letër higjienike dhe u mundova ta tërhiqja me të, por nuk kishte të sosur. Po më dukej gjigand.” tregoi ai.

Teksa kërkonte t’ia hioqnin menjëherë, nuk ia merrte mendja kurrsesi se në fakt bëhej fjalë për një krimb plot 1.5 metra të gjatë.

Burri ka treguar se thuajse çdo ditë i pëlqente të hante salmon të gjallë, çka mendohet se i ka krijuar kushte krimbit për t’u rritur.

Vitin e shkuar mjekët paralajmëruan se duhet të bëhet kujdes me salmonin, sidomos në sushi dhe sashimi ku gjendet i pagatuar pasi mund të përmbajë një parazit të tillë që mund t’ju shkaktojë probleme me zemrën.

Burimi: Daily Mail