“PËR PUBLIKUN SHQIPTAR JAM LOPË DHE BALENË”/ Ronela Hajati habitet nga pritja që i bëjnë në Spanjë: E dinë… – AlpeGossip
“PËR PUBLIKUN SHQIPTAR JAM LOPË DHE BALENË”/ Ronela Hajati habitet nga pritja që i bëjnë në Spanjë: E dinë…

“PËR PUBLIKUN SHQIPTAR JAM LOPË DHE BALENË”/ Ronela Hajati habitet nga pritja që i bëjnë në Spanjë: E dinë…

Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë së fundmi në Barcelonë, me para-festivale e Eurovision. Ajo ka shprehur se është shumë e kënaqur nga pritja që i është bërë atje dhe ka përmendur edhe komentet bullizuese nga publiku shqiptarë në lidhje me shtimin në peshë.

Këngëtarja bëri një postim në Instastory ku ndër të tjera tregoi se një pjesë e mirë e fansave të saj në Barcelonë ia dinë përmendësh tekstin e këngës.

Por duke bërë një krahasim me publikun shqiptar, ajo shkruan se këtu nuk ndodh e njëjta gjë, ku sipas saj ata e quajnë “lopë dhe balenë.”
“Sot kemi pre-fest eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny, të kujdessëhm. Dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar surportues që janë të gjithë nutricionistë dhe përveç se për ta jam ‘lopë’, ‘balenë’ vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë ‘një njeri që lexon’. Jam kaq e lumtur që ju kam, ju dua shumë”, shkruan Ronela Hajati.

Këngëtarja është komentuar shpesh për shtimin në peshë ku video të shumta qarkullojnë në rrjetet sociale ku përdorues të ndryshëm shpesh komentojnë me gjuhë të pakëndshme e ofenduese ndaj saj.

Kështu, këngëtarja është kundërpërgjigjur më herët përmes një videoje në TikTok. Ajo fokuson portretin e saj dhe “double chin” pra pjesën e gushës që formohet kur ke shtuar në peshë. Dhe krah saj ajo ka shkroi:

“Për këdo që është shumë i shqetësuar për peshën time, ja një pjesë e lëkurës sime”.