ËSHTË LËNË I LIRË APO ËSHTË ARRATISUR? Stresi fotografohet në makinë – AlpeGossip
ËSHTË LËNË I LIRË APO ËSHTË ARRATISUR? Stresi fotografohet në makinë

ËSHTË LËNË I LIRË APO ËSHTË ARRATISUR? Stresi fotografohet në makinë

Stresi u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në Linzë, nën akuzat se i përket një grupi të rrezikshëm kriminal që operon në Tiranë. Gjatë momentit që iu vunë prangat në hotel, ai shoqërohej nga një vajzë 20-vjeçare, si dhe iu gjet drogë, armë zjarri dhe një sasi lëndësh narkotike.

Gjykata vendosi ta lërë në burg reperin, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj. Mirëpo një postim ditën e sotme në profilin e tij në “Instagram” ngriti dyshimet se Stresi mund të jetë liruar. Në foton e publikuar, ai shfaqet i veshur me një bluze të gjelbër në timonin e një makine, pa lënë asnjë koment krahas fotos.

Ende nuk dihet me siguri, nëse është reperi ai që ka publikuar foton, apo ndonjë i afërm i tij, që menaxhon profilin e Stresit. Ndërsa ende nuk ka ndonjë njoftim nga policia për lirimin apo arratisjen e reperit, na mbetet vetëm të presim për të mësuar më shumë për situatën.