Reperi shpëton paq nga aksidenti ajror por habitet se sa shumë njerëz i uruan vdekjen - AlpeGossip
Reperi shpëton paq nga aksidenti ajror por habitet se sa shumë njerëz i uruan vdekjen

Reperi shpëton paq nga aksidenti ajror por habitet se sa shumë njerëz i uruan vdekjen

Reperi i njohur amerikan është përballur me një histeri nga ndjekësit e rrujeteve të tij sociale pasi i shpëtoi mrekullisht një aksidenti ajror.

Post Malone është surprizuar vërtet sesi kishte aq shumë njerëz që i “dëshironin vdekjen”.

Avioni i tij privat u detyrua të bënte një ulje emergjente, ndërsa reperi po udhëtonte për në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në Festivalet Reading dhe Leeds.

Avion ishte në fluturim nga Teterboro i New Jerseyt për në aeroportin e Lutonit, kur thuhet se i shpërthyen dy goma.

Avioni devijoi udhëtimin duke bërë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të New York Stewart, në Newburgh.

Duke shkruar në Twitter, ai falënderoi njerëzit për lutjet e tyre, por tha se nuk mund të besonte “se sa njerëz i dëshironin vdekjen në këtë faqe interneti”.

Administrata Federale e Aviacionit konfirmoi se avioni i G-IV kishte zbritur në mënyrë të sigurt dhe do të hetonte incidentin.