Prifti bekon dhjetra mace – AlpeGossip
Prifti bekon dhjetra mace

Prifti bekon dhjetra mace

Dhjetra mace dhe pronarët e tyre u dyndën në një kishë në Moskë ndërkohë që një prift i zonës mbante një predikim unik, duke i kërkuar Zotit të mbronte kafshët dhe të ndihmonte kafshët e tjera të rrugës për të gjetur shtëpi.

“Kur krijoi këto krijesa, Zoti ynë ishte shumë i kënaqur. Ky predikim është një përkujtim i kësaj”, tha kryepeshkopi Pyotr Dynnikov  në prani të njerëzve dhe maceve të mbledhur në kishën e fshatit Lemeshovo të dielën.

Disa kafshë shtëpiake ishin sjellë aty nga padronët e tyre, por shumica e maceve pjesmarrëse në ceremoni vinin nga streha e kafshëve e formuar nga prifti në kishë.

“Shumë kafshë mbeten të pastreha, kalojnë vuajtje dhe uri, përballen me tortura dhe bien në duar të abuzuesve”, tha at’ Pyotr i cituar nga rrjeti i Takie Dela.

Predikimi  sihte një përpjekje për të transmetuar qarjet e tyre për ndihmë, të cilat “janë të paafta t’i kthejnë në fjalë, por ne njerëzit duhet ta ndjejmë me zemër” i tha ai turmës.

At’Pyotr-i mbajti një nga macet në krahët e tij e më pas foli dhe e vendosi atë mënjanë, ku ishin edhe kafshët e tjera.

Ceremonia përfundoi me priftin, i cili mbuloi të gjithë veladonin e tij me peliçe, duke bekuar macet me ujin e shenjtë.

Dynnikov më pas bëri një vizitë për gazetarët në strehën e kafshëve që ka krijuar, duke thënë se ka nevojë për ndihma për të mbajtur gjallë këtë strehë, pasi kjo strehë është ndërtuar me paratë e tij dhe donacionet nga besimtarët, pa asnjë rubël nga shteti apo kisha.

Kjo shtëpi kafshësh aktualisht ka 57 mace dhe 55 qen dhe shumë prej tyre kanë probleme me shëndetin dhe dëmtime.

Ata kanë ushqim dhe një çati mbi kokë, por ende ‘nuk janë në normalitet, pasi u duhet një familje dhe pronar që të kujdeset”, thotë prifti.