Situata mes Feros dhe Arbenitës ka shkuar së fundmi në mënyrë të pashmangshme drejt gjyqit, teksa ish-partnerët fillimisht pritet të thirren nga autoritetet e drejtësisë për vendimin që do të merren për reperin, nën akuzat e dhunës dhe kërcënimit ndaj modeles, e më pas me gjasë do të përballen edhe për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.
Duket se njëra prej përballjeve gjyqësore ka nisur ditën e sotme, teksa një foto e Arbenitës nga seanca është publikuar në media, ku modelja shfaqet me avokatin e saj. Ndërkohë në foto nuk është Fero, i cili me siguri është në bankën e të akuzuarit, ose po gjykohet pa prezencën e tij, me reperin që momentalisht ndodhet në paraburgim, të paktën për 30 ditë, në pritje të vendimit.