“ÇFARË TURPI”/ U tallën me muzikën e saj, Dafina Zeqiri i përgjigjet dy këngëtarëve të njohur: Mos u shqetëso për atë… – AlpeGossip
“ÇFARË TURPI”/ U tallën me muzikën e saj, Dafina Zeqiri i përgjigjet dy këngëtarëve të njohur: Mos u shqetëso për atë…

“ÇFARË TURPI”/ U tallën me muzikën e saj, Dafina Zeqiri i përgjigjet dy këngëtarëve të njohur: Mos u shqetëso për atë…

Një ditë të bukur, Aleksandër Gjoka ndau në Instagramin e tij një video të Dafina Zeqirit duke kënduar “playback”, ku krahas shkruante: “Hajde live, hajde…Pupu, çfarë turpi. Ec aty, V.I.P”.

Kjo deklaratë e tij bëri xhiron e rrjetit dhe menjëherë pas tij edhe Elton Deda kishte dy fjalë për muzikën e këngëtares së njohur

Me një video nga një lokal pranë detit, teksa në sfond dëgjohej kënga e re e Albanit dhe Dafinës, “E para/I pari”, Eltoni shkruante: “Asnjë llaf s’të mora vesh, përveç xhelozia dhe dashuria”, duke ironizuar përveç Dafinës edhe Albanin.

“Çfarë turpi”/ U tallën me muzikën e saj,

Ndërkohë së fundmi Dafina iu është përgjigjur dy në një duke postuar një video të sajën ku bën mimika që tregojnë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët. Krah videos ajo shkruan:

“M’tha, i’thash….. Mos u shqetëso për atë që po bëj unë, shqetësohu se pse je i shqetësuar për atë që po bëj unë”. Më pas shton në koment: “Ju dua të gjithëve kaq shumë! Ne e duam njëri-tjetrin haha kjo ka rëndësi sa me fat jam që kam njerëz të mirë që nuk gjykojnë dhe jetojnë për vete!”.