U FEJUA NJË JAVË MË PARË/ Armina Mevlani zbulon dhuratën më të bukur që mori (FOTO) – AlpeGossip
U FEJUA NJË JAVË MË PARË/ Armina Mevlani zbulon dhuratën më të bukur që mori (FOTO)

U FEJUA NJË JAVË MË PARË/ Armina Mevlani zbulon dhuratën më të bukur që mori (FOTO)

Një javë më parë, çifti shumë i dashur për publikun dhe i shumë komentuar në showbiz i dhanë fund beqarisë duke u fejuar me një ceremoni private. Në drekën e fejesës Armina dhe Shkëlzeni kishin ftuar vetëm familjarët dhe disa miq të tyre të afërt.

Fejesa e tyre mori vëmendjen e të gjithë mediave e rrjeteve sociale dhe vetë Armina e cilësoi atë ditë ‘si një ëndërr’.

Sot fashion blogerja ka zbuluar dhuratën më të bukur që ka marrë, një pikturë nga kushëriri i saj në të cilën është pikturuar vendi ku Shkëlzeni i ka propozuar.

“Një ndër dhuratat më të bukura që kam marrë. E pikturuar nga kushëriri im dhe është vendi ku kam marrë propozimin për martesë”, ka shkruar Armina.