2 metoda të fuqishme për të parandaluar djersitjen e tepërt - AlpeGossip
2 metoda të fuqishme për të parandaluar djersitjen e tepërt

2 metoda të fuqishme për të parandaluar djersitjen e tepërt

Në këto ditë të nxehta vere është e pamundur të mos djersijmë më shumë se zakonisht. Kjo, sepse vetëm në këtë mënyrë trupi ynë arrin të pastrohet plotësisht nga toksinat. Djersitja është një dukuri normale, por ndodh të bëhet shumë e bezdisshme dhe turpëruese.

Për të parandaluar djersitjen e tepërt ju japim dy zgjidhje natyrale që janë shumë herë më efektive se produktet kozmetike të shtrenjta.

Çaji i sherebelës

Substancat kurative dhe vajrat që gjenden te sherbela fuksionojnë shumë mirë kundër djersitjes. Prandaj rekomandohet ta konsumoni rregullisht çajin e sherebelës. Ky çaj vepron si një ilaç natyral për djersitjen, veçanërisht gjatë natës. Për rezultate efektive duhet të pini një litër çaj në ditë për të paktën 2 javë.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës vepron si një deodorant natyral që shkatërron bakteret. Ju mund t’i pastroni ato të paktën një herë në ditë me të. Mjafton të lagni një copë me pak uthull dhe të pastroni me të pjesët e trupit.

Për të parandaluar djersitjen e këmbëve, dy deri tre herë në javë zhysni këmbët në një përzierje me dy litra ujë dhe 75 ml uthull molle.