“NUK I KAM MBAJTUR LOTËT”/ Noizy rrëfen ndjesitë e koncertit “Alpha Show”: Këngët e preferuara mbeten… – AlpeGossip
“NUK I KAM MBAJTUR LOTËT”/ Noizy rrëfen ndjesitë e koncertit “Alpha Show”: Këngët e preferuara mbeten…

“NUK I KAM MBAJTUR LOTËT”/ Noizy rrëfen ndjesitë e koncertit “Alpha Show”: Këngët e preferuara mbeten…

Këngëtari i dashur për publikun, Rigels Rajku, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë me emrin artistik Noizy, tashmë ka ndarë disa nga përjetimet për koncertin “Alpha Show”, i cili këtë vit do të realizohet sërish.

Noizy ka rrëfyer se këngët e tij të preferuara janë ato që të ndërthurura me përjetimet personale, të cilat ka vendosur t’i pllakosë me atë që ai di të bëjë më mirë, muzikën.

“Secila nga këngët e kanë diçka speciale prandaj ndodhen në albumin ‘Alpha’. Kënga ‘Alo alo’ e prodhuar nga producenti im, ‘Edhe sa’ dhe ‘A je i lumtur’ janë këngët me përjetime të miat që kanë të bëjnë me jetën personale. Janë edhe këngët komerciale, por këngët e mia të preferuara janë ato që kanë të bëjnë me jetën time”, rrëfeu Noizy.

Koncerti i 14 gushtit të vitit të kaluar elektrizoi sheshin “Nënë Tereza”, me një super atmosferë, që mbajti nën ritmet e hiteve mbi 15 mijë persona.

Reperi tregoi se një koncert live në shesh ishte mënyra më e mirë e promovimit të një albumi madhështor si “Alpha”.