“ISHA E FRIKËSUAR…”/ Kjo vajzë solli në jetë bebin në mes të provimit – AlpeGossip
“ISHA E FRIKËSUAR…”/ Kjo vajzë solli në jetë bebin në mes të provimit

“ISHA E FRIKËSUAR…”/ Kjo vajzë solli në jetë bebin në mes të provimit

imagjinoni të lindësh teksa je në mes të provimit më të rëndësishëm të jetës tënde! E dimë që ngjan çmenduri, por diçka e tillë i ndodhi një gruaje nga Illinois, në mes të testit të jurisprudencës.

Brianna Hill, e diplomuar së fundmi në universitetin e drejtësisë në Loyola University në Chicago, e dinte me siguri që ishte në ditët e fundit të shtatzënisë, por nuk mendonte se lindja e bebushit do të ndodhtë pikërisht aty, në mes të provimit.

“Mendoja se do të isha vetëm 28 javëshe kur të jepja këtë provim. Gjithsesi, me pandeminë dhe gjthçka tjetër që ndodhi në botë, provimi i shty për në tetor, muaj në të cilin unë do të isha 38-javëshe. Tallesha duke menduar se do ta jepja provimin nga shtrati i maternitetit, por ja që ndodhi e kundërta. Po ndjeja diçka pas 30 minutave që isha futur në provim. Po shpresoja shumë që të mos më shpërthenin ujërat. Nuk mund të lëvizja për të kontrolluar asgjë, kështu që mbarova pjesën e parë të provimit. Sapo lëviza e ndjeva që isha gati për të lindur!”-u shpreh ajo për CNN.

Ndonëse e ndjeu se ishte momenti që bebushi të lindte, sërish nuk hoqi dorë nga objektivi i dytë më i rëndësishëm pas bebit.

“Mora pushimin tim, u përpoqa të rregullohem, telefonova tim shoq, mamin dhe nisa të qaja sepse isha e frikësuar. Pastaj u ula sërish për të mbaruar provimin, derisa të më merrnin që të shkoja në spital. S’kisha asnjë opsion tjetër në mendje veçse ta mbaroja atë provim, kur në mbrëmje erdhi bebi. Ditën tjetër, stafi i spitalit më krijoi hapësirën e nevojshme për ta mbaruar provimin duke vendosur në derë njoftimin: “Mos shqetësoni”. Kështu provimi u krye dhe bebushi lindi në mes të tij.”