“NUK KA…”/ Noizy reagon për herë të parë për vajzën që shtirej në rrjete sociale si e bija – AlpeGossip
“NUK KA…”/ Noizy reagon për herë të parë për vajzën që shtirej në rrjete sociale si e bija

“NUK KA…”/ Noizy reagon për herë të parë për vajzën që shtirej në rrjete sociale si e bija

Prej kohësh një profil në rrjetet sociale hiqej si vajza e reperit Rigels Rajku, gjithashtu i njohur si Noizy. Që pas publikimit të këngës “Noku”, reperi ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave, teksa Leandra jeton me të ëmën jashtë Shqipërisë, e kurrë më nuk ka ndarë asnjë foto të saj.

Leandra ka qënduar larg vëmendjes mediatike, megjithatë në Tik Tok ishte hapur së fundmi një llogari, ku përdoruesi pretendonte se ishte pikërisht vajza e Noizy-t. Në të postoheshin foto apo video të një vajzë të vogël, gjë që ka sjellë reagimin e reperit.

“Kjo nuk është Noku vërtetë, ju premtoj. Fake. Noku s’ka rrjete sociale,”- ka shkruar ai.

Megjithatë vajza në fjalë kishte arritur të siguronte 21 mijë ndjekës në rrjetin social TikTok.

Noizy reagon për herë të parë për vajzën që