Një studiues i çështjeve të natyrës seksuale dhe autor i blogut “Sex and Psychology” ofron një informacion të detajuar mbi fantazinë seksuale bazuar në sondazhin më gjithëpërfshirës dhe shkencor të ndërmarrë ndonjëherë. Çfarë duam vërtet kur bëhet fjalë për seksin? Si mund t’i thyejmë barrierat që na pengojnë të komunikojmë dhe të shprehim dëshirat tona? Justin J. Lehmiller, një studiues i çështjeve të natyrës seksuale dhe autor i blogut “Sex and Psychology”, vendosi që t’u përgjigjet këtyre pyetjeve.
Bazuar në studimin e tij monumental dy-vjeçar rreth fantazive seksuale që përfshin më shumë se 4000 njerëz nga të gjitha sferat e jetës, ” Tell Me What You Want” sjell një vështrim në botët tona të fantazisë dhe çfarë zbulojnë ato për ne. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni dëshirat tuaja seksuale dhe si t’i arrini ato në marrëdhëniet tuaja, por gjithashtu të vlerësoni pse partneri juaj mund të ketë prirje seksuale që janë kaq të ndryshme nga tuajat.
Vlerësimi i diversitetit të pabesueshëm të dëshirave seksuale të njeriut dhe përse ekziston ky diversitet në radhë të parë, mund t’ju ndihmojë të kapërceni ankthin dhe turpin për fantazitë tuaja seksuale; në fund të fundit përmirëson jetën tuaj seksuale. Thyerja e barrierave për të diskutuar fantazitë seksuale dhe lejimi i tyre të bëhen pjesë e realitetit tuaj seksual është rruga për të mbajtur marrëdhënie më të kënaqshme. Ja disa nga të dhënat e nxjerra nga studimi…
Numri i njerëzve të moshës 18+ të anketuar në vitin 2018 nga psikologu social Justin J.Lehmiller në lidhje me fantazitë e tyre të preferuara seksuale.
*4,175 të rritur në SHBA
1.Seksi me shumë partnerë
Treshe, orgji, ‘gangbangs’
Më shumë se 30% e pjesëmarrësve e cilësuan si fantazinë e tyre të preferuar të të gjitha kohërave.
2.Fuqi, kontroll dhe seks i ashpër
Siç mund të jetë BDSM dhe seksi i detyruar
Më shumë se 25% e pjesëmarrësve e cilësuan si fantazinë e tyre të preferuar të të gjitha kohërave.
3. Risi, aventurë dhe shumëllojshmëri
Akte të reja seksuale, duke bërë seks të papritur në vende unike
rreth një në pesë pjesëmarrës e cilësuan si fantazinë e tyre të preferuar të të gjitha kohërave.
4. Seksi i ndaluar & tabu
Duke përfshirë ‘voyeurism’ që përkufizohet si interesi për të parë njerëz që nuk dyshojnë teksa zhvishen, janë të zhveshur ose bëjnë seks (60%), objektet fetish (45%) dhe eskpansioni i lakuriqësisë, ‘sexting’, përfshirja në akte seksuale para të tjerëve (përkatësisht 42% dhe 10%)
5. Pluridashuria, dashuria shumëpalëshe apo polyamory
Dashuria shumëpalëshe ose polyamory është ajo marrëdhënie që përfshin më shumë se dy individë, të cilët janë në dijeni dhe pranojnë ekzistencën e njëri-tjetrit. Pluridashuria është padyshim një term i huaj që mund të përfshijë një grup marrëdhëniesh, ose një individ i cili zgjedh të ketë shumë marrëdhënie, një individ i cili nuk ka zgjedhur monogaminë. Swinging është ajo marrëdhënie ku një çift ndryshon partner, ndërkohë që të gjithë ndodhen në vendin e njëjtë, ose ndërrimi i partnerëve bëhet në të njëjtin vend për të gjithë. Swinging apo lëkundja, ka të bejë kryesisht me seksin rekreativ apo clodhës.
Duke përfshirë marrëdhëniet e hapura (79% e meshkujve dhe 62% e femrave), polyamory (70% e meshkujve dhe 51% e femrave) dhe swinging (66% e meshkujve dhe 45% e femrave)
6. Intimiteti, romanca dhe pasioni
Duke përfshirë përdorimin e fjalëve përshkruese “pasion”, “dashuri”, “dëshirë”, “intimitet”, “romancë” dhe “epsh” (sipas popullaritetit).
7. Homoeroticisim & gender-bending
Duke përfshirë gender-bending(~25% e meshkujve dhe femrave) dhe fleksibilitetin seksual (59% e femrave straight dhe 26% e meshkujve straight).
Një gender-bending është një person që vishet dhe prezantohet në një mënyrë që sfidon pritshmëritë e shoqërisë për gjininë e tyre, veçanërisht si seksi i kundërt.