SURPRIZOI FATMËN NË MES TË EMISIONIT/ Alfio bën deklaratën e papritur për të birin – AlpeGossip
SURPRIZOI FATMËN NË MES TË EMISIONIT/ Alfio bën deklaratën e papritur për të birin

SURPRIZOI FATMËN NË MES TË EMISIONIT/ Alfio bën deklaratën e papritur për të birin

Moderatorja e ëmbël e ekranit, Fatma Methasani është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël.

Ajo dhe Alfio do të zgjerojnë familjen e tyre dhe në muajin shkurt pritet që të vijë në jetë një vogëlush.

Ndryshe nga fillimet e shtatzënisë ku Fatma ishte plotësisht larg mediave dhe rrjeteve sociale, tani moderatorja ndan me të gjithë eksperiencat e saj.

Së fundmi ajo është ftuar në emisionin “Pop Culture” dhe gjatë një interviste me Dojnën ka treguar për momentet më të bukura të jetës së saj.

Teksa po tregonte për shtatzëninë dhe nepsin, papritur pas saj u shfaq edhe Alfio.

Partneri i saj u fut në mes të intervistës dhe bëri një deklaratë që e habiti Fatmën.

I pyetur nëse do të jetë në sallën e lindjes, Alfio tregoi shumë i sigurtë se “po”.

Në atë moment Fatma mbuloi fytyrën me duar dhe duket se përveç se u habit, i pëlqeu kjo deklaratë e tij.

Skenën e plotë do kemi mundësi ta shohim nesër në transmetimin e plotë të emisionit.