PAS SINAN HOXHËS/ Bes Kallaku i nxjerr bojën Ylli Bakës (FOTO) – AlpeGossip
PAS SINAN HOXHËS/ Bes Kallaku i nxjerr bojën Ylli Bakës (FOTO)

PAS SINAN HOXHËS/ Bes Kallaku i nxjerr bojën Ylli Bakës (FOTO)

Ashtu si shumë personazhe të njohur publikë, edhe aktori Bes Kallaku është bërë pjesë e sfidës ‘10 years challenge’.

Por ndryshe nga të tjerët, Besi ka vendosur ‘t’i nxjerrë bojën’ miqve të tij me foto nga e shkuara.

Pasi dy ditë më parë, aktori publikoi fotot e 20 viteve më parë të këngëtarit Sinan Hoxha, së fundmi ka publikuar foton e 10 viteve më parë të këngëtarit Ylli Baka.

Në foton e para 10 viteve, Ylli shihet duke kënduar pranë një kali, ndërsa në foton e 2018-ës Ylli shihet pranë një makine të shtrenjtë.

Nuk e dimë se si e ka pritur këngëtari këtë, por fansat nga komentet duket se janë shkrirë duke qeshur.