“GJITHMONË ISHA E PARA NË SHKOLLË”/ Adelina Tahiri tregon si e bullizonin dhe si e ndihmoi e ëma (FOTO) – AlpeGossip
“GJITHMONË ISHA E PARA NË SHKOLLË”/ Adelina Tahiri tregon si e bullizonin dhe si e ndihmoi e ëma (FOTO)

“GJITHMONË ISHA E PARA NË SHKOLLË”/ Adelina Tahiri tregon si e bullizonin dhe si e ndihmoi e ëma (FOTO)

Adelina Tahiri ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë me nënën e saj, të cilën e quan dhe shoqen e saj më të ngushtë. E ftuar tek “Live from Tirana”, këngëtarja tregoi se nuk ka asnjë shoqe pasi gjithmonë është bullizuar.

Ka qenë mamaja ajo që e ka ndihmuar duke e afruar e duke diskutuar me të prandaj dhe sot kanë më shumë se raportin prind-fëmijë.

“Unë me mamin tim dukemi si shoqe duke qenë se ajo është bërë nënë shumë e re në moshë. Mami ka një trup të mirë dhe uroj të kem fatin të dukem si ajo në moshën e saj. Unë nuk kam shoqe të afërta, sepse më kanë zhgënjyer. Që e vogël kur isha 12-13 vjeçe, mami më ka thënë që të njëjtin problem ka edhe ajo. Gjithmonë isha e para në shkollë, që vishesha më bukur, isha e para në gara dhe lindte xhelozia, më bullizonin. Prandaj kam pasur gjithmonë shokë, po edhe ata më pas u dashuronin me mua.(qesh)

Mami më ka thënë që këtë gjë e kam përjetuar edhe vetë dhe nëse do të jesh e lumtur duhet të më kesh afër vetes. Me kohë duhet të afrohemi dhe më afroi vetë dhe diskutoj çdo gjë me të. Ne nuk kemi një raport prind-fëmijë, por jemi shumë e më shumë me njëra-tjetrën. Mamin e kam pasur me vete kudo madje edhe në një moshë të rritur. Kolegët përherë më ngacmonin duke më thënë që: ‘Akoma me mamin ti?’. Unë e ndiej atë tamam si shoqe.

Sot e kësaj dite që jam e martuar, bashkëshorti më thotë që fol njëherë me mamin, pastaj më merr mua. Sa i përket marrëdhënies time me bashkëshortin mami ka qenë dakord, sepse më ka parë të lumtur. Unë kam pasur edhe lidhje të tjera përpara bashkëshortit tim dhe mami asnjëherë nuk i ka pëlqyer. Dhe i kam thënë se s’kam për të gjetur asnjë burrë, por më ka thënë që do të ndodhë kur të vijë i duhuri. Ajo më ka thënë se me këtë person po të shoh të lumtur dhe se me të je ti”, tha Adelina.

Promoted Content