Mariana Kondi mbetet prej vitesh një nga aktoret më të dashura për publikun me rolet e saj e batutat që nuk mungojnë kudo ku ajo është e pranishme.
Mariana ka publikuar sot në profilin e saj në Instagram një foto për të cilën ka marrë shumë komplimenta teksa ndan me ndjekësit një shqetësim për verën.
“Duhet me punu, se erdhi vera, deti, robate banjos shapkat peshqirat kremrat… me perpara i hypnim trenit me buke me vete dhe kaq!”, shkruan Mariana.
Mirëpo në sy ka rënë komenti i një ndjekësi i cili i shkruan Marianës: “Si aktore ke dal”.
“Po si aktore se profesioni im eshte traktoriste”, ja ka kthyer Mariana duke shkaktuar të qeshura.