Ai i famshëm, ajo jo! Meshkujt shqiptarë që zgjodhën vajza të thjeshta për NUSE (FOTO) – AlpeGossip
Ai i famshëm, ajo jo! Meshkujt shqiptarë që zgjodhën vajza të thjeshta për NUSE (FOTO)

Ai i famshëm, ajo jo! Meshkujt shqiptarë që zgjodhën vajza të thjeshta për NUSE (FOTO)

Është bukur të mendosh se të kundërtat tërheqin këdo dhe kjo ndodh edhe me personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Shumë prej tyre janë dashuruar me njerëz që nuk i përkasin botës së televizionit, për të vërtetuar se dashuria qëndron mbi famën.

Një javë më parë sollëm të gjitha femrat e njohura të ekranit që zgjodhën të lidheshin apo martoheshin me meshkuj jo të famshëm. Ndërsa këtë javë kemi përzgjedhur një listë me disa meshkujt të famshëm që janë të lidhur me vajza të thjeshta, jo nga bota e televizionit.

Ardit Gjebrea dhe Anila

Ata kanë plot 22 vite të lidhur dhe të dashuruar. Edhe pse Ardit Gjebrea flet rrallë për jetën private, ai ka ndarë me fansat disa kujtime nga koha kur u njoh me Anilën, bashkëshorten me të cilën ka dy fëmijë. “E mbaj mend si sot”, rrëfen Arditi për momentin e parë kur ndeshi me gjimnazisten, “Anila ishte dezhurn tek shkolla “Petro Nini Luarasi” dhe detyra e saj ishte të mos linte njerëz të huaj të mos hynin në shkollë. Tek dera e shkollës ajo më ndaloi te hyrja, por “prepotenca” prej të riu triumfoi; unë hyra dhe fitova fillimisht zemërimin e saj… ndërsa më pas simpatinë dhe kokfortësinë e saj. Megjithëse që atëherë isha i njohur, ajo nuk pyeti për famën time. Tepër e vështirë ishte “ta fusja në thes”, por më në fund ia dola…! Të dua e kemi thënë me puthje më pas e deri më sot e themi çdo ditë”, tregon moderatori i njohur në një intervistë për “Elegance”.

Kelly dhe Enisa

Këngëtari i njohur shqiptar, Kelly zbuloi pak ditë më parë se do të bëhej baba. I ftuar në programin “E Diela Shqiptare”, Kelly mësoi se partnerja e tij Enisa ishte shtatzënë. Ai ka folur edhe sesi e ka njohur Enisën. Kelly është shprehur se bashkëshorten e tij, me të cilën po pret një fëmijë, e ka njohur në ditëlindjen e saj. “Ka qenë ditëlindja e saj. Në një ambient ku unë isha pronar dhe aty e njoha. Shiheshim shpesh. Aty ndodhi shkëndija dhe më pas filluan që të njiheshim.” Për të kjo ka qenë një dashuri me shikim të parë “Ka qenë një mbrëmje shumë e lezetshme. Për ta respektuar meqenëse kishte ditëlindjen, i dërgova dy tabaka me shotsa dhe ajo mendoi se isha kamerieri. Më vonë dal këndoj dhe më pyet çfarë je ti kamerier, këngëtar?”

Stine dhe Gracia

Stine ka pasur shumë histori me vajza të njohura, nga moderatorja Roza Lati te këngëtarja me famë si Ronela Hajati (Kli këtu). Por për bashkëhsorte zgjodhi një vajzë të thjeshtë dhe të panjohur në sytë e publikut. Çifti kanë më shumë se 9 vite bashkë. Ajo quhet Gracia dhe tashmë dyshja janë bërë prindër të një vajze. Në festivalin “Kënga Magjike”, Stine ka pranuar se me fjalët “Ti je engjëll”, që mbante dhe titullin kënga, i drejtohej të dashurës së tij, të cilën e konsideronte dashuri të vërtetë.

 

Ermal Fejzullahu dhe Ariana

Ermal Fejzullahu e ka njohur dashurinë e tij që kur ishte 18 vjeç. Nuk kaloi shumë kohë dhe kënëgtari u martua me Arianën në vitin 2008. Ndonëse kishte arritur të bëhej një djalë i njohur në botën e televizionit, Ermali zgjodhi një vajzë të thjeshtë për ta bërë bashkëhsorten e tij me të cilën ka sot tre fëmijë. Ndonëse u martua fare i ri në moshë, Ermali duket i plotësuar dhe i kënaqur me familjen e tij, sa që herë pas here bën postime dhe dedikime si për fëmijët edhe për të shoqen.

Flori dhe Sadina

Çifti janë njohur në Lice, ku Flori ishte në vitin e fundit për pikturë, ndërsa ajo në vitin e parë: “Sa e pamë njëri-tjetrin, kemi heshtur për 2-3 sekonda pa folur fare dhe në tru na ka kaluar mendimi “Ky/kjo është”. Ishte dashuri me shikim të parë”. Por edhe pse Sadina ka fituar Miss Universe Albania në vitin 2007, ishte Flori ai i cili rrëmbente më shumë vëmendjen e njerëzve sa herë që dilnin bashkë. Sot Sadina ka zgjedhur që të mos bëhet pjesë e modelingut dhe tashmë është shkëputur nga moda, duke ia lënë Florit këtë pjesën e famës.

Eno Popi dhe Atena

Gazetari Eno Popi dhe e dashura e tij Atena janë në një lidhje prej 7 vitesh me njëri-tjetrin. I ftuar në emisionin “Pop Culture”, në Top Channel, Eno është rrëfyer për lidhjen e tij dhe planet për të ardhmen. Eno ndër të tjera ka folur edhe për jetëgjatësinë e lidhjes së tij 7-vjeҫare. “Ajo më duron me gjithë keqkuptimet që sjell televizioni, me gjithë sanguinitetin tim”, -është shprehur Eno. Me sa duket, durimi në çift qenka parësor për një lidhje afatgjatë.

Labinoti dhe Qëndresa

Moderatori nga Kosova Labinot Gashi i cili drejton programin “1 Kafe me Labin” ka vetëm pak javë që është martuar me Qëndresën. I ftuar në emisionin “Rudina”, Labi ka rrëfyer se se si lindi dashuria mes tij dhe Qëndresës. Njohja e tyre ka qenë një prej ngjarjeve më interesante që, me siguri, ata të dy e tregojnë sot me shumë humor: “Unë isha me koncerte, atë verë në Ulqin. Po punoja për emisionin dhe në hotelin ku rrija, shikoja Qëndresën çdo ditë me kushërirën e vet dhe me motrën. Një prej kolegeve të mia, tërë kohën më thoshte “e mirë bre Lab, e mirë bre Lab”. Nga kjo u shtyva edhe më shumë për të parë. Mu duk interesante….” – tregon Labi. Pas njohjes së parë, asgjë nuk ndodhi, dilnin, shoqëroheshin, derisa, një natë, Labi pa në hollin e hotelit një mace (kafsha që ai dashuron më shumë). Kurrë nuk mund ta mendonte se mund të lidhej me dikë që kishte tmerrësisht frikë nga macet. Pasi Qëndresa e kishte vënë re, ishte strukur diku dhe ia kishte nisur të qarës nga frika. Kaq ishte… Sfida e Labit sapo kishte nisur. Ai duhet ta bindte që ajo t’i dashuronte macet. “Pasi dola nga hoteli, aty nisi gjithçka, aty filloi… Pse i ke frikë macet, duhet t’i duash macet, ato nuk të bëjnë keq etj. etj.“ Një mace u bë shkak për një lidhje që është e destinuar të jetë përgjithmonë: “Unë i kam thënë veç një gjë, duhesh me dashtë shumë macet.”

Lorik Cana dhe Monica

Kur Cana vendosi të bënte publike lidhjen e tij me arkitekten Monica, të gjithë u çuditën pasi ajo ishte italiane. Në intervista të ndryshme ai kishte deklaruar se gruaja e tij do të ishte pa dyshim shqiptare. Po dashuria nuk njeh kombësi! Cana u dashurua me Monica-n, u martuan dhe më pas u bënë me një djalë, Boikenin. Në një intervistë së fundmi për “Ëake Up” në Top Channel, Loriku nuk e kishte menduar kurrë që do të martohej me Monicën. Ai madje i kishte thënë asaj që lidhja e tyre nuk do të zgjasë shumë pasi ai e kishte vendosur të martohej me shqiptare. “Ne kemi bashkëjetuar disa vite. Madje kur e kam njohur i thashë ne nuk do të zgjasim shumë sepse do të martohem me shqiptare”, ka treguar Loriku. Por Monica me qetësi dhe pa u nxituar aspak ia arriti që të martohej me Lorikun, dhe t’i ndryshonte atij mendimin.

Blero dhe Afrona

Ajo la Zvicrën për Bleron “sepse lidhja në distancë nuk shkon, prandaj unë jam ajo që vendosa të shkoj. Ta lë vendin dhe do të shkoj të jetoj atje në Kosovë”. Blero ishte ndarë nga bashkëhsortja Teuta, me të cilën ka dhe një vajzë, kur u njoh me Afronën. “Është njeri që më kompleton kur jam me të, dhe është shumë i kujdesshëm edhe më ka bërë për vete”. E pyetur për lidhjen me një të famshëm, Afrona është shprehur se, në fillim “ka qenë shumë më e rëndë për mua, kur i lexoja gazetat me thashetheme por tani nuk i marr shumë afër zemrës”. Epo fama i ka këto pasoja.

Sinan Hoxha dhe Andrra

Andrra ishte e njohur në vendin e saj, në Kumanovë të Maqedonisë, por jo në Shqipëri. I pyetur se si u njoh me modelen këngëtari tregon: “Krejt rastësisht! Për çudi, të dy një ditë kishim dalë për shopping në një qendër tregtare në Gjermani. Pasi kisha mbaruar koncertin, mendova të dilja të blija një palë xhinse, dhe hyra në një nga qendrat me dyqane të Dortmundit. Pashë disa vitrina, e në fund u ula për të pirë një kafe. Aty ishte ulur edhe Andrra me disa shoqe të universitetit. Kështu nisi e gjitha, sapo e pashë”. Modelja rrëfen variantin e saj të njohjes, duke pohuar se në fakt ishte shoqja e saj që donte të bënte foto me Hoxhën, por ai iu drejtua asaj me fjalët: “Shoqen e paske shumë të bukur”. S’di pse nuk e mora si kompliment, pasi Sinani m’u duk arrogant dhe i pasjellshëm (qesh). Koha tregoi se isha gabim. Sjellja e tij me mua, më lë pa fjalë çdo ditë që jam me të”, sqaron ajo. Ndërsa ai është shprehur i habitur që Andrra, edhe pse shumë e re në moshë, i solli pajë në shtëpinë e tyre.