“MË MUNGON…”/ Rosela Gjylbegu kujton momentin më të bukur me babain e ndjerë – AlpeGossip
“MË MUNGON…”/ Rosela Gjylbegu kujton momentin më të bukur me babain e ndjerë

“MË MUNGON…”/ Rosela Gjylbegu kujton momentin më të bukur me babain e ndjerë

Rosela Gjylbegu ka treguar shpesh se ndarja nga jeta e babait të saj ka qenë një nga momentet më të vështira në jetë. Babai i këngëtares ka ndërruar jetë rreth 7 vite më parë dhe me kalimin e kohës malli për të nga ana e familjarëve sa vjen e shtohet. Pak kohë para se ai të largohej nga kjo jetë, Rosela u ngjit bashkë me të për herë të parë në skenë për të kënduar një këngë shkodrane. Për këngëtaren ky mbetet një nga kujtimet më të bukura që ka me babain e saj të ndjerë dhe me siguri emocionet duhet të jenë të forta sa herë e sheh. Sot ajo e ka sjellë në mendje këtë kujtim të veçantë dhe ka treguar se sa shumë e ndjen mungesën e të atit. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të shkëputur nga ai moment dhe përkrah tij Rosela ka shkruar: “Më mungon babi”.

Disa vite më parë në një emision këngëtarja ka treguar se kur ka kënduar për herë të parë me të atin është emocionuar shumë, sepse e ndjente që do ishte hera e fundit që ngjiteshin bashkë në një skenë.