Pas përfundimit të emisionit/ Prezantuesi i njohur bën ndryshimin e madh në "look" (FOTO) - AlpeGossip
Pas përfundimit të emisionit/ Prezantuesi i njohur bën ndryshimin e madh në “look” (FOTO)

Pas përfundimit të emisionit/ Prezantuesi i njohur bën ndryshimin e madh në “look” (FOTO)

Flori Gjini është bërë i njohur për publikun shqiptar nga prezantimi i emisionit radiofonik “Chaud Patate” në NRG Radio. Por përvec se një zë kumbues në radio, Flori tregoi se është një imazh mjaft i mirë edhe për ekranin. Për më shumë se një muaj ai u bë pjesë e televizionit përkrahë moderatores Ori Nebiaj, në emisionin “Pushime On Top”. Dy prezantuesët ja dolën me sukses të sjellin për publikun shqiptar një projekt mjaft të realizuar.
Përgjatë kësaj kohe Florin e pamë të shfaqej në ekran si një djalë mjaft tërheqës me mjekër të gjatë dhe flokë të kuruar. Por menjëherë pas përfundimit të emisionit, ai ka vendosur të bëjë një ndryshim i cili bie shumë në sy. Teksa ju ka kërkuar fansave t’i bëjnë pyetje në ‘Instagram’ ai ka publikuar një foto ku shfaqet pa mjekër. Sigurisht që kjo gjë është vënë re nga ndjekësit dhe ata janë bërë kuriozë të dinë se çfarë i ka bërë mjekrës.
“Mjekrës i duheshin një javë pushime ‘on top’”, përgjigjet moderatori duke bërë shaka.