THJESHT DHE PASTËR/ Mësoni si të përdorni xixat në mënyrën franceze (FOTO) - AlpeGossip
THJESHT DHE PASTËR/ Mësoni si të përdorni xixat në mënyrën franceze (FOTO)

THJESHT DHE PASTËR/ Mësoni si të përdorni xixat në mënyrën franceze (FOTO)

Që dashuria nuk ka kufij, këtë e dinim por së fundmi as trendet e bukurisë nuk kanë!  Në pasarelat e këtij viti kemi parë trende nga më të ndryshmet të sjella secila me një veçanti që se kishim menduar.

Ajo që na ka surprizuar këtë javë ka qënë përdormi i glitter (xixave) nga marka e njohur Isabel Marant e cila është ajka e vajzave FRANCEZE! Në sfilatën e fundit ajo paraqiti Çizme të sheshta, bluza të gjëra, komode me jakë V pro gjithmonë klasikë. Por e veçanta shihej në tualetin e modeleve!

Prisnim trendet e fundit por jo të sjella në këtë mënyrë kaq të bukur!! Nuk ishte glitter normal pasi ta përdorësh atë në modën franceze do të ishte një “mëkat”  Artistja e tualetit, Lisa Butler përfshiu një sasi të vogël të vogël të xixave duke zgjedhur një hije neutrale të ngjyrës së pjeshkës për një efekt “të papritur dhe të ndritshëm” kur u hapën dritat.

Për ju që doni të ndiqni trendet por këto të fundit nuk janë në stilin tuaj, mund ti përshtatni ato ashtu siç bëri dhe ISABEL!