U zgjodh moderatorja më e mirë, reagon Eni Çobani (FOTO) – AlpeGossip
U zgjodh moderatorja më e mirë, reagon Eni Çobani (FOTO)

U zgjodh moderatorja më e mirë, reagon Eni Çobani (FOTO)

Në një sondash të realizuar nga Opinion.al, drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, që transmetohet prej vitesh në emisionin ‘e Diela shqiptare’ është zgjedhur si moderatorja më e mirë në mesin e gjithë drejtueseve të emisioneve në vend.
Eni Çobani ka arritur të fitojë pëlqyeshmërinë e 30% të votuesve, e ndjekur nga Arbana Osmani e listuar në vendin e dytë me 21% të votave.

Me një distancë më të madhe nga dy vendet e para, e treta është pozicionuar gazetarja Eni Vasili me 9% të klikimeve, ndërkohë që me një numër të barabartë votash janë listuar dy moderatoret e TV Klan, Alketa Vejsiu dhe Rudina Magjistari, me 7%.

Eni duhet të jetë ndjerë krenare që ka qenë e zgjedhuar mes shumë moderatoreve të tjera dhe ka ndarë në rrjetet sociale një foto që tregonte rrezultatin e sondazhit.