NUK BESON NË DASHURINË E TYRE? Diola Dosti saqron deklaratën: Martesa e Luizit dhe Kiarës… – AlpeGossip
NUK BESON NË DASHURINË E TYRE? Diola Dosti saqron deklaratën: Martesa e Luizit dhe Kiarës…

NUK BESON NË DASHURINË E TYRE? Diola Dosti saqron deklaratën: Martesa e Luizit dhe Kiarës…

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti është kthyer në një personazh shumë aktiv në media pas eksperiencës në reality-show.

Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “E diell”, ajo ka folur për çiftin Luiz-Kiara. Ajo deklaron se nuk ka dyshuar ndonjëherë në marrëdhënien e tyre, por që sipas saj i duhet më shumë kohë njëri-tjetrit.

“Nuk e kam thënë asnjëherë që nuk e besoj dashurinë e tyre. Nuk është e vërtetë. Edhe kur kam qenë aty brenda e kam thënë që do doja që një mashkull të më shikon siç e shikon Luizi Kiarën. Këto janë të faktuara edhe me video”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo thotë se nuk dyshon tek ato, por shton se i duhej dhënë kohë njohjes.

“Kur kam dalë jashtë kam thënë që martesa e tyre është e shpejtuar se për të njohur gjërat e njëri-tjetrit duhet më shumë kohë. Unë nuk dyshoj në dashurinë, unë thjesht dua që çdo çift të ketë kohën për të njohur njëri-tjetrin”- tha më tej Diola.