“ME TEAN KEMI VENDOSUR QË…”/ Eni flet për banorët e BB VIP2: Kisha krijuar përshtypjen e një vajze… – AlpeGossip
“ME TEAN KEMI VENDOSUR QË…”/ Eni flet për banorët e BB VIP2: Kisha krijuar përshtypjen e një vajze…

“ME TEAN KEMI VENDOSUR QË…”/ Eni flet për banorët e BB VIP2: Kisha krijuar përshtypjen e një vajze…

Banori më i fundit i eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP2”, Eni Tare, ishte dje i ftuar në emisionin “Pardon My French”. Pasi foli për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai foli gjithashtu edhe për raportin e tij me Tea Trifonin.

Ndërkohë, Eni gjithashtu ka shprehur mendimet e tij të sinqerta edhe për disa nga banorët e tjerë të BBV.

“Në përgjithësi të gjitha vajzat kishin shkëlqimin e vetë. Për Oltën, e vetmja gjë e keqe ishte që gjatë gjithë kohës ishte e fokusuar te Luizi… Për Efin, kur jam futur brenda shtëpisë kisha krijuar përshtypjen e një vajze serioze që nuk të afron. Efi ishte e çiltër, pozitive, dinte t’i bënte ballë situatave. Gjëja e keqe që kishte Efi është fakti që ishte impulsive… Për Dean nuk kam asnjë koment negativ. Për mua është një vajzë shumë e mirë, me vlera. Në asnjë moment nuk ka treguar mungesë respekti apo nuk ka ngritur zërin… Diola dhe Nita vajza të mrekullueshme… Me Xhonatanin nuk është se kam pasur ndonjë bisedë… Sa për Armaldon, nuk e kisha vënë re, por që me videon që u shfaq dje, edhe për mua ishte realisht e papritur. Mendoj që për shkak të kësaj situate është në nominim, por Xhonatani është më i rrezikuar”, tha is-banori i BB VIP2.